• |
ide | kryesore

Diletta Leotta, moderatorja që vjen nga futbolli: “Kjo bota është tepër maskiliste. Ja përgjigjja ime ndaj koreve”

Sport


Diletta Leotta, moderatorja e Dazn, ka dhënë një intervistë ku ka folur për sportin dhe tema të tjera, dhe aludimi i fundit është për të fejuarin e saj Daniele Scardina për të cilin nuk flet drejtpërdrejt.

“Pasioni për futbollin? Në fushë isha e mbytur, më linin vetëm në portë. Kur isha adoleshente doja të bëhesha si Federica Pellegrini. Pastaj hoqa dorë dhe u përqendrova te shkolla: Angazhimi që kërkon sporti profesionist është i jashtëzakonshëm dhe je i detyruar të bësh një jetë plot me sdakrifica. E thënë thjesht, zgjodha të bëja gjëra të tjera. Mora leksione të “pole dance”, por pa rezultat, është e vërtetë, sepse është një sport shumë i fortë dhe ndihesha e pazonja… Ndoshta jam vërtetë e aftë me boksin…”

Diletta do të drejtojë Gran Gala të Futbollit i cili do të mbahet më 2 nëntor: “Këtë vit do të japim një mesazh shumë të fortë. Për herë të parë do të kem nderin të jap çmimet për 11 femrat më të mira në fushë, ndërkohë që në vitet e kaluara ky vlerësim i dorëzohej vetëm njërës prej tyre si përfaqësuese e të gjithë lëvizjes. Besoj se ky është një hap shumë i rëndësishëm”.

Lidhur me stadiumin dhe steriotipet, moderatorja bukuroshe u shpreh: “Bota e futbollit është tepër maskiliste, por avash avash besoj se gjërat po ndryshojnë. Edhe gazetaret sportive janë shumë, të afta dhe të përgatitura. Si reagoj ndaj ngacmimeve? Me shumë elegancë. E kuptoj se stadiumi është një vend ku shkohet për t’u argëtuar, por deri në një pikë: duhet gjithmonë të ketë respekt. Nëse ka ndonjë kompliment reagoj me një buzëqeshje. Jam më e ashpër kur bëhet fjalë për korre raciste, të cilat absolutisht duhen ndëshkuar me ashpërsinë e ligjit”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *