• |
ide | kryesore

Diletta Leotta e Karius jo të denjë për diskotekën më të famshme të Berlinit: “Kurrë kaq shëmtuar”

Sport
Leotta



Diletta Leotta ka rrëfyer për 105 Take Away historinë më të shëmtuar që i ka ndodhur në periudhën e bashkejetesës me Loris Karius. Gazetarja e famshme italiane nuk u lejua të hynte në klubin më të famshëm të natës në Berlin, vendi i quajtur Berghain. Prezantuesja televizive dhe radiofonike i ka treguar kolegut të saj Daniele Battaglia se çfarë ka ndodhur, pa i fshehur detajet.

Diletta dhe bashkëshorti i saj i ardhshëm Loris Karius nuk e kaluan dot përzgjedhjen e hyrjes. Ndonjëherë nuk është se të bën punë të jesh i famshëm, sidomos nëse rojet te dera nuk janë tifozë futbolli.

Lexo më tejLoris Karius rrëfen natën e parë të takimit: “Nuk e dija kush ishte Diletta Leotta”

“A e di Daniele që isha në Berlin dhe ti e di që të thashë se do të doja shumë të shkoja të shihja Berghain, këtë klub nate shumë të famshëm ku, megjithatë, ka një përzgjedhje shumë strikte… Mbërrita përpara hyrjes me pallton time të bukur – tha Leotta -. E ke parasysh atë të verdhën gjithë pellush, me një buzëqeshje verbuese dhe i thashë ‘Përshëndetje! Jo, por djema, nuk jam refuzuar kurrë kaq keq. Veç te tjerash edhe Loris bëri një gabim, se më spostoi përpara, që të futesha unë në fillim. E dini, zakonisht vajzat kanë më shumë shanse. Por ata më panë dhe më bënë shenjë me kokë që jo. E (roja te dera, red.) u tall, qeshi me tallje. Loris më shtyu të largohesha menjëherë sepse aty nuk mund të këmbëngulësh: nëse është jo, është jo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *