• |
ide | kryesore

“Shqiptarët besojnë tek ne më shumë se ne vetë”: Reja merr detyrën e re në futbollin shqiptar

F1, Sport


Edy Reja, 74 vjec, trajner i Shqipërisë. Ka rinovuar kontratën deri në 2022. Një njeri i futbollit që nuk resht kurrë së qeni i tillë. Corriere dello sport e ka kontaktuar telefonikisht trajnerin e kuqezinjve, të freskët pas zgjedhjes së bërë. «Sapo kam ardhur nga fluturimi Tiranë-Romë, pastaj Trieste e nga aty në Gorizia, në shtëpinë time: një frymëmarrje, por jam i kënaqur, kjo aventura në Shqipëri më ka dhënë entuziazëm të madh».

Reja, ka gjithnjë zjarrin ndezur, apo jo?

«Kam dëshirën për të bërë këtë profesion. Të njoh, të mësoj, të vendos në punë eksperiencën. Kjo është një sfidë e bukur: është një projekt i fortë, që nuk i takon vetëm kombëtares, por do të më shohë të përfshirë – me stafin tim – edhe në mbikqyrjen e gjithë lëvizjes futbollistike shqiptare. Eshtë një pikë nisje stimuluese e plot me pritshmëri të lartë».

Si është të jesh trajneri më pak i ri në planet?

«Thuaj plak më mirë, mosha është ndjesi, është dicka që e ndjen ti, varet si ndihesh. E sidoqoftë, nëse jam tekniku më i moshuar në qarkullim, më bëhet qejfi».

Në 2022 do të jesh 77 vjec…

«Ndërkohë, fillojmë këtë rrugën e re, pastaj shohim, ka kohë për gjithcka».

Si, të shohim?

«2022 është shumë më larg. E më larg akoma është 2024, Europiani, ai që është objektivi i vërtetë i Kombëtares. Mua më intereson të ndërtoj një rrugëtim të fortë, e ndjej shumë këtë përgjegjësi».

Kalove Botërorin 2022 në Katar…!

«Janë 13 vende në dispozicion për Uefa-n, ne do të bëjmë të pamundurën e do të luftojmë me të gjitha forcat, por në këtë moment nisim disi parpa në krahasim me të tjerët. Por nuk vendosim kufij, po ndërtojmë dicka të re e vetëm kjo ka rëndësi»

Ju u caktuat trajner në prill. Ishte në lojë kualifikimi në Euro 2020 e nuk ia dolët..

«E provuam, por Franca është më e fortë se ne e në Turqi pësuam gol në të 90º. Mëkat, por situata nuk ishte e thjeshtë, kemi bërë gjithnjë ndeshje të mira. Na ka shërbyer për eksperiencë».

Cfarë dhe sa ka për të bërë Shqipëria?

«Pjesa tekniko-taktike është mirë, jam i kënaqur sepse kam mundësinë të këshilloj e të flas edhe me teknikët e Kombëtareve të moshave, janë të gjithë shqiptarë e janë shumë të aftë. Unë do të provoj të ndërtoj një territor të përbashkët ku mund të përballim idetë: në këtë kuptim puna e Gianni De Biasi ka qenë shumë e rëndësishme ».

Ka struktura të përshtatshme?

«Janë disa gati, por ka ende punë për të bërë. Xhevahiri është sigurisht Air Albania Stadium, që u inaugurua një javë më parë. 22.000 vende, një impiant avangard, që të kujton Allianz Stadium të Juventus, ka një akustikë fantastike. Tani po përfundojnë qendrën e Federatës, me pak fjalë punohet fort: futbolli në Shqipëri ndiqet gjithnjë me shumë entuziazëm».

Boshti i Kombëtares ka lojtarë që luajnë në Itali. Do të ketë një takim të vazhdueshëm me ta?

«Sigurisht, duhet të më japin të gjithë një dorë për të rritur grupin. Ka shumë, nga dy portierët, Berisha e Strakosha, nga Hysaj tek Gjimshiti, deri tek Veseli, Dermaku e Memushaj, janë lojtarë me eksperiencë. Tani besoj shumë tek të rinjtë si Ndoj i Brescia e Kumbulla, që në Verona ka patur një impakt të madh, por nuk janë vetëm ata, puna jonë vazhdon edhe në një drejtim tjetër: në Serie C e tek Diletantët luajnë shumë shqiptarë, sidomos në Pianura Padana. Janë të rinj, të talentuar e detyra jonë është ti zbulojmë, ti japim një mundësi».

Si po e përjeton eksperiencën në Shqipëri?

«Shumë mirë, është një vend i gjallë, me njerëz që kanë shumë konsideratë për ne italianët. Më vjen të them se shqiptarët besojnë tek ne, më shumë se e bëjmë ne vetë».


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *