• |
ide | kryesore

Topi i Artë/ Kush gënjen mes Mundo Deportivo e Messaggero: spanjollët i japin trofeun Messi, italianët CR7

Sport



Fituesi i Topit të Artë 2019 është Lionel Messi. Janë të bindur spanjollët e Mundo Deportivo, e përditshmja katalanase shumë pranë drejtuesve të Barcelonës, ku shkruajnë edhe se, në ceremoninë që do të mbahet në 2 dhjetor në orën 20.25, ai që do të ngrejë përsëri trofeun (për të gjashtën herë) do të jetë Pleshti, që kështu do të kalonte përsëri Cristiano Ronaldo.

Faqja e parë e të përditshmes spanjolle është kategorike në lajm dhe shpjegon se të hënën të dërguarit e France Football, e përditshmja franceze që dorëzon trofeun cdo vit, do të jenë në Barcelonë për intervistën e foton e ritit me fituesin. Nga klani i Messi nuk konfirmojnë – lexohet aty – por as e mohojnë lajmin, ndërsa Mundo Deportivo shpjegon se duke qenë një javë Champions, materiali me fituesin duhet të jetë bërë dhe nuk ka të dhëna për udhëtim tjetër të francezëve, në drejtim të Torinos.

Cështja është se pothuaj identike është historia e treguaj një muaj më parë nga Messaggero, që e përcaktonte Cristiano Ronaldo fitues të Topit të Artë të gjashtë në karrierë. Sipas asaj që bënte të ditur ‘Messaggero’, përvec kontakteve të shumta të asaj kohe mes CR7 e Komitetit të Topit të Artë numër 64, sulmuesi bardhezi kishte pritur një delegacion të France Football për një intervistë – që do të shpërndahet pas ceremonisë së dorëzimit të trofeut – e në Torino është zhvilluar edhe një darkë me këtë delegacion, në prezencë të drejtorit sportiv bardhezi Fabio Paratici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *