• |
ide | kryesore

Operacion i suksesshëm, tre muaj jashtë: Juventus në merkato për të zëvendësuar Khedira

Sport



Ndërhyrja kirurgjikale për të “pastruar” gjurin e majtë, ka përfunduar me sukses për Sami Khedira. Mesfushori i Juventus është operuar në Augsburg, në Gjermani, nga Doktor Ulrich Boenisch, në prezencë të mjekut social Nikos Tzouroudis. Për Khedira, që është kuruar në artroskopi, kohët e rikuperimit të parashikuara nga mjekët janë rreth tre muaj. Një periudhë e gjatë rehabilituese që do ta detyrojë Juventus të bëjë konsiderata në merkato për mesfushën.

Me Khedira jashtë loje deri në fund të marsit, Paratici ka dy opsione. E para, më e thjeshta e ekonomike, Juventus e ka në shtëpi dhe quhet Emre Can. Jashtë listës Champions e me valixhet gati, gjermani me origjinë turke mund të mbahet në Torino për të marrë vendin e mbetur bosh nga dëmtimi i shokut të repartit, duke refuzuar të gjitha ofertat e mbërritura në Continassa. Përndryshe, me Emre Can në dalje, për bardhezinjtë mundësia e dytë është merkato e janarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *