• |
ide | kryesore

Detajet/ E shkuara e 29-vjeçarit që u vra sot në pallatin e Marsida Qatjas në Kavajë

Lajme, Të fundit



Qyteti i Kavajës u trondit nga një vrasje mbrëmjen e së hënës. Mësohet se Marius Ismaili 29-vjeç u vra me çifte nga Xhevdet Lecini 60-vjeç. Sipas të dhënave paraprake dy personat që u përfshinë në sherr nën efektin e pijeve alkoolike dhe në debat e sipër Lecini qëlloi 29-vjeçarin për vdekje me armën e gjahut. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit, ku autori ka një lokal në pronësi. Pallati i njëjtë ku pak kohë më parë ndodhi një tjetër vrasje, tek shtëpia e Marsida Qatjas.

29-vjeçari ishte një emër i njohur i njohur për policinë. Në vitin 2012, Ismailaj është arrestuar së bashku me shokun e tij, Retaljo Cullhaj, për “vrasje të mbetur në tentativë”. Ismailaj bashkë me shokun e tij plagosën rëndë me thikë dy persona, pas një sherri në një lokal bastesh sportive, por ai ishte me precedent penal edhe për vjedhje.

Xhevdet Lecini 60-vjeç, autor i krimit tha se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri kur ndodhi ngjarja që pinin së bashku në lokal. Shkak i ngjarjes ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës. “Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava” – mësohet se ka thënë Lecini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *