• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo-Messi-Van Dijk, sfida pa mbarim: edhe Igli Tare në lojë për Globe Soccer Awards 2019

Sport



Paradë e yjeve të futbollit Botëror për Globe Soccer Awards 2019 që do të dorëzohen në 29 dhjetor në Dubai. Gati një histori e përsëritur, të paktën sa i përket sfidave të këtij sezoni: Cristiano Ronaldo i Juventus, sfidohet me Lionel Messi të Barcelonës e Virgil Van Dijk e Mohamed Salah të Liverpool, për titullin “Lojtari më i mirë i vitit”.

Në garë për trofeun e rëndësishëm është edhe një shqiptar. Drejtori Sportiv i Lazio Igli Tare, është në garë me Andrea Berta (Atletico Madrid), Eric Abidal (Barcellona), e Marc Overmars (Ajax) për titullin “Drejtori Sportiv më i mirë i Vitit”.

Mes zbulimeve të 2019 do të diskutojnë trofeun Erling Haaland i Salzburg, Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Joao Felix (Atlético Madrid) e Ansu Fati Vieira (Barcellona). Për sa i përket trajnerëve, finalistë janë Jurgen Klopp i Liverpool, Fernando Santos i kombëtares portugeze e Erik Ten Hag i Ajax.

Në futbollin e femrave, titullin “Lojtarja më e mirë e vitit” do të shkojë për njërën nga Alex Morgan (Usa), Megan Rapinoe (Usa), Lucy Bronze (Angli) e Amandine Henry (Francë).

Në ceremoninë e dhënies së cmimeve natyrisht që do të jenë të shumtë protagonistët e futbollit botëror si Pjanic, Giggs, Mikael Silvestre, arbitria franceze Stephanie Frappart, Romelu Lukaku, Didier Deschamps, trajneri i Francës, Simone Inzaghi, trajneri i Lazio, Fabio Capello apo Pierluigi Collina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *