• |
ide | kryesore

(VIDEO) Policia rrethon me shirita Poliklinikën e Patosit ku u vranë dy persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy të rinj kanë mbetur të vrarë pas një sherri me armë zjarri në Patos. Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të Poliklinikës së qytetit të Patosit pak minuta më parë.

Burime të Lapsit.al bëjnë me dije se Elis Kapaj vdiq në vend, ndërsa ManolRrapaj ndërroi jetë në spital. Këta dy persona mbetën të vrarë pas një sherri që ndodhi brenda ambienteve të Poliklinikës së Patosit. Ndërkohë, autori i krimit, Martin Skendaj, u arrestua vetëm pak pas krimit.
Çfarë thotë policia 

“Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në reagimin e policisë. ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Veprim i shpejte eshte kur e parandalon… Po ne fakt, Patosi eshte zone e shume e veshtire.. Me 3.2 milion banore qe ka Patosi eshte terren i veshtire… Sidomos pas largimit te deputetit Alfred Peza, situata eshte jashte kontrolloit totalisht

    1. ke te drejte! shyqyr qe policia ka “veprime te shpejta dhe profesionale”…dhe sidomos puna “e thelluar” hetimore per zbuluar shkakun..qe me siguri ka qene per rradhen te doktori. o kuje , ku jetojme..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *