• |
ide | kryesore

“Salah është si Messi” Wenger sfidon mbretërinë e pakundërshtueshme të argjentinasit

Sport



Mohamend Salah si Leo Messi. Krahasimin mes sulmuesit egjiptian i Liverpool e kampionit argjentinas të Barcelonës e ka bërë Arsene Wenger: një super vlerësim nga ana e ish-teknikut të Arsenal që ka patur vetëm elozhe për Salah. “Më pëlqen kur shoh sa shumë është rritur – ka thënë tekniku francez si raporton Mundo Deportivo – Eshtë një nga ato që krijon lojë e mundësi fantastike në sulm. Kundër Monterrey (në gjysëmfinalen e Botërorit për klube) ka bërë prekje të stilit Messi, më entuziazmon një djalosh që është i aftë të shënojë kaq shumë gola e të japë kaq shumë assist. Èshtë një lojtar i kompletuar. Kjo është ajo që admirojmë e që duam nga lojtarët tanë”.

Salah, një që, në një kundër një, është gjithnjë impresionues në stilin e lojës ngjan me argjentinasinm, edhe pse Messi është konsideruar gjithnjë i një tjetër planeti. Egjiptiani ka bërë rrugë të gjatë për të mbërritur në kushtet për të kundërshtuar regjimin e Pleshtit: nga huazimi i Chelsea tek Fiorentina, blerja nga Roma dhe shpërthimi i plotë në Anfield Road. E nëse llogarisim se krahasimin e ka bërë një që futbollin e njeh mirë, Messi mund të mos jetë edhe për shumë kohë mbreti i driblimeve…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *