• |
ide | kryesore

Zbardhen emrat e kandidatëve për drejtimin e PS-së në rrethe

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryesia e PS ka diskutuar sot emër për emër kandidaturat për kryetarët e rinj të degëve të PS në rrethe. Top Channel zbardh disa prej emrave të diskutuar në mbledhjen e kryesisë.

Për PS Durrës në garë janë Luan Zaza -Ardit Kertusha po dy kandidate në Vlore Anduel Tahiraj -Albana Hodaj. Drejtimin e PS Elbasan do ta marrë në dorë me komandim të përkohshëm deputetja Evis Kushi deputete. Sakaq Eduard Ndreca Taulant Malshi Florida Cuni janë në garë për të marrë drejtimin e PS Lezhë.

Nuk ka dilema se kush do ta drejtojë PS e Tiranës. Me vendim unanim të kryesisë, degën më të madhe të kësaj partie do ta drejtojnë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati./TCh

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu