• |
ide | kryesore

Manchester United e akuzoi për teka: zbulohet arsyeja e mungesës së Pogba

Sport



Ole Gunnar Solskjaer ka shpjeguar arsyen përse Paul Pogba ka munguar në ndeshjen kundër Arsenal, pasi vetë tekniku, në konferencën në vigjilje të sfidës, kishte deklaruar se francezi do të ishte në fushë: “Kontrollet në kavilje konfirmuan se problemi i Paul nuk është i rëndë, por duhet zgjidhur. Duhet të operohet sa më shpejt e do të qendrojë jashtë rreth një muaj. Një problem i madh sepse nuk kam në dispozicion as McTominay”.

Mesfushori ka humbur në fakt 22 ndeshje në sezon për problemet në kavilje, një kalvar i vërtetë që Manchester United do të provojë ta zgjidhë me një ndërhyrje kirurgjikale. Një fillim 2020 tepër i vështirë për Pogba, duke parë edhe zërat e vazhdueshëm të merkatos që i sillën vërdallë: është ëndërra e Zidane për Real Madrid e edhe Juventus vazhdon ta mbajë në vëzhgim situatën për një rikthim të mundshëm.

Vështirë, nëse nuk është e pamundur në janar, edhe për shkak të problemeve fizike, por vera e ardhshme duket koha e duhur për të parë të largohet nga Old Trafford 26 vjecarin, që edhe në sezonin e kaluar kishte shfaqur sinjale pakënaqësie, por pa mundur të bindte United që ta shiste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *