• |
ide | kryesore

(FOTO) Kush është 47-vjeçari i vrarë sot në Rrëshen, para dy vitesh i ekzekutuan vëllain

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçar, emër i njohur në Rrëshen është ekzekutuar paraditen e sotme në këtë zonë. Bëhet fjalë për Kastriot Reçin, pronari i televizionit lokal “Media Plus” që operon në qarkun e Lezhës.

Mësohet se 47-vjeçari është qëlluar nga persona të paidentifikuar sapo ka dalë nga lokali i tij në Rrëshen. Policia ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit si dhe në Rrugën e Kombit.

47-vjeçari vetëm dy vite më parë kishte humbur vëllain e tij në Itali.

Gaspër Reçi u vra mbrëmjen e 28 prillit të vitit 2017 në Romë të Italisë. 43-vjeçari u qëllua me katër plumba rreth orës 23:30 të 28 prillit nga një makinë, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet nuk u identifikua asnjë autor i dyshuar për vrasjen.

Dyshohet se dy vëllezërit ishin të përfshirë në aktivitete të dyshimta kriminale dhe kanë pasur përplasje me një grup tjetër për çështje droge. Të dy grupet dyshohet se operonin jashtë vendit.

Kjo është vrasja e dytë për këtë vitin 2020. Kujtojmë se pak para mesnatës së 6 janarit një biznesmen u vra në Bajram Curri. ©Lapsi.al 

Mirditë/Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *