• |
ide | kryesore

Pogba operon kaviljen, por nuk harron të pickojë United: “Tani më duhet një prerje flokësh”

Sport



Ndërhyrje e arritur për Paul Pogba. Francezi është operuar në kaviljen e dëmtuar e tani duhet të qendrojë jashtë për të paktën një muaj. Mesfushori i Manchester United, megjithatë nuk e ka humbur humorin dhe nuk ka ngurruar të pickojë sërisht klubin e tij, që shpesh e ka kritikuar për mungesë përqendrimi, me akuzën se më tepër mendon për modelin e flokëve.

“Gjithcka shkoi mirë. Jam akoma gjallë, ky është lajmi i mirë. Nuk e di ku gjendem. Në Manchester? Paris? Guinea? Jo, nuk jam i dehur. Më kanë vënë dicka në krahë dhe më thanë të mendoj gjëra të bukura… Me siguri që kam nevojë për një prerje flokësh”, ka thënë Pogba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *