• |
ide | kryesore

Luis Suarez mban në ankth Barcelonën: rrezikon një ndalesë të gjatë

Sport



Nuk ka paqe për Barcelonën. Pas eleminimit në Superkupën e Spanjës përballë Atletico Madrid, blaugrana rrezikojnë në fakt të mos kenë për një periudhë të gjatë kohe qendërsulmuesin e tyre kryesor Luis Suarez. Uruguajani shumë shpesh ka luajtur me dhimbje në gju dhe terapitë nuk kanë dhënë rezultat, duke e bërë që tashmë cështja të bëhet serioze.

Sipas asaj që bën të ditur “Sport”, sulmuesi në ditën e sotme do ti nënshtrohet kontrolleve për të analizuar me kujdes problemet në gju, që e shqetësojnë prej kohësh, duke vlerësuar në të njëjtën kohë mundësinë e një ndërhyrje kirurgjikale. Nëse Suarez do të vendosë ti nënshtrohet operacionit, hipoteza është se do ti duhet të qendrojë shumë javë larg fushës, në kohën më të papërshtatshme për katalanasit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *