• |
ide | kryesore

Zaniolo, operacion në Villa Stuart: Mancini shpreson në përsëritjen e rastit Totti

Sport



Mbeten 151 ditë nga debutimi i Italisë në Europian kundër Turqisë e njëkohësisht është një garë me kohën për Nicolò Zaniolo, që ka pësuar një dëmtim të rëndë, në mbrëmjen e Olimpico kundër Juventus, duke dalë me barelë nga fusha e lojës. Mesfushori i Romës ka pësuar këputje të ligamentit të kruciatit të jashtëm të gjurit të djathtë, shoqëruar nga lëndimi i meniskut, gjë që do ta detyrojë të operohet sot në klinikën Villa Stuart.

Shpresa e të gjithë italianëve, jo vetëm tifozëve të Romës, është që 20 vjecari të bëjë një rikuperim blitz për ta patur në fushë me fanellën e Italisë në Europian, ku ishte kandidati kryesor për të qenë titullar në mesfushën e Mancinit. Precedenti që i bën të gjithë të shpresojë është ai i Francesco Totti në 2006. Ish-kapiteni i Romës frakturoi peronin në 19 shkurt, por ishte protagonist në Botëror për Italinë, aventurë që për Azzurri në 12 qershor. Pikërisht e njëjta datë e debutimit të skuadrës së Mancinit, pas 151 ditësh ekzakt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *