• |
ide | kryesore

Lamtumirë Europian, operohet Demiral: “Kthehet pas 6/7 muajsh”

Sport


Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale për ndërtimin e ligamentit të kruciatit anterior e kurimin e meniskut të gjurit, të cilit iu nënshtrua Merih Demiral. Operacioni është kryer në klinikën Hochrum të Innsbruck nga profesor Christian Fink, në prezencë të mjekut të Juventus. Për mbrojtësin, që është dëmtuar në ndeshjen kundër Romës, “kohët e rikuperimit të plotë janë 6-7 muaj”, si ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi.

Faktikisht, plani i rikuperimit të lë shumë pak shpresa që Demiral të mund të kthehet në fushë për këtë sezon, madje praktikisht edhe Europianin me Turqinë e ka humbur. Juventus do të tentojë të mos e bëjë lojtarin të sforcojë kohët, në mënyrë që të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ardhshëm. Një goditje e fortë për bardhezinjtë, që po i gëzoheshin formës së jashtëzakonshme të qendërmbrojtësit turk, ndërsa tani e shohin veten të pambuluar në prapavijë, me Chiellini që ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi I rëndë që pësoi në shtator.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *