• |
ide | kryesore

Sanchez i kushton Inter 80 mijë euro në minutë: ja pagesat për aktivizim në Serie A

Sport



Faza e parë e kampionatit sapo është mbyllur dhe është koha për të bërë bilancet e para. Kush janë lojtarët e Serie A me raportin më të lartë e më të ulët mes aktivizimit në fushë dhe pagës? Për tiu përgjigjur kuriozitetit mendon një studim i SuperNews: emrat në majë të klasifikimit ndoshta janë befasues, por duhet patur në konsideratë që lojtarët me pagat më të larta shpesh janë edhe ata me minutat më të larta të luajtura në fushë.

Në majë të renditjes të më pak paguarve për minuta të luajtura është Stefano Sabelli, mbrojtësi i krahut i Brescia që përfiton 250 mijë euro dhe është një nga 13 lojtarët gjithnjë në fushë në 19 ndeshjet e fazës së parë: Sabelli i kushton breshianëve 146 euro për cdo minutë në fushë. Pas shpinës së tij është një shok i skuadrës, Dimitri Bisoli, me 152 euro në minutë, ndërsa podiumin e kompleton Simone Iacoponi (153 euro në minutë). Të mëdhenjtë e parë në këtë klasifikim janë Kulusevski (155 euro) e Tonali (157).

Deri këtu nuk duket asnjë problem për klubet, por tani vijnë dështimet: në krye të renditjes është Alexis Sanchez, që ka luajtur vetëm 63′ me Inter, por fiton 5 milionë (79.365 euro për minutë). Pas kilenit është juventini Rugani (38.888 euro në minutë), ndërsa në podium është edhe mbrojtësi Nikola Kalinic (29.421 euro). Është interesante të shohësh se në 15 të parët, tetë lojtarë mbajnë veshur fanellën e Juventus (Ramsey në vendin e shtatë).

Natyrishtnuk mund të mbetet jashtë klasifikimit Cristiano Ronaldo, që pavarësisht përfaqësimeve e numrave super vendoset në vendin e fundit me 22.064 euro në minutë. Në të njëjtën situatë me portugezin janë edhe Lukaku (5260 €/min), Pjanic (4610), Bonucci (3243) e Dzeko (3,141), për të cilët minutazhi i lartë në fushë nuk i shmang dot kontrastin e lartë në lidhje me pagesën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *