• |
ide | kryesore

Video duke pirë kokainë, SPAK merr sot në pyetje kryebashkiakun e Bulqizës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryetari i bashkisë së Bulqizës ,Lefter Alla do të paraqitet nesër pranë SPAK, pasi është thirrur për të dëshmuar nga prokurorët të cilët kanë regjistruar procedim penal, pas publikimit të pamjeve filmike, ku Alla duket se thith kokainë në lokal.

Sipas “News 24”, Alla pritet të japë deklarimet e tij në orën 17:00.

Gazetari Artan Hoxha publikoi ditën e djeshme videon e kreut të Bashkisë së Bulqizës duke pirë kokainë në një ambient publik, ndërsa ky i fundit ka mohuar të ketë bërë një gjë të tillë, duke argumentuar se e gjitha është video-montazh.

Në një reagim në rrjetet sociali ditën e sotme, pasi SPAK e mori në hetim me akuzën për prodhim dhe shitje të narkotikëve, Alla tha se ishte në dijeni të “video-montazhit” që prej një viti.


3 Comments

  1. nuk ka njeri te besoje se ky merrte kokaine ne nje vend publik si restoranti..keto jane idiotizmat e Partise Vari karet PeDe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *