• |
ide | kryesore

Trajneri më i mirë në Serie A 2019 është Gasperini: titulli kampion nuk i mjafton Allegrit

Sport


Gian Piero Gasperini ka fituar Pankinën e Artë 2018-2019 për Serie A, cmimi që i jepet me votat e teknikëve për trajnerin më të mirë të sezonit. Tekniku i Atalanta ka mundur konkurencën e Massimiliano Allegri e Sinisa Mihajlovic, duke u vlerësuar për lojën dhe arritjen në kualifikimin e Atalantës në Champions League.

Gasperini ka fituar falë votimeve të kolegëve të kampionatit elitar. Tekniku i Atalanta ka marrë kreditet e një kualifikimi historik në Champions League. “Për mua është një nder i madh të marr këtë cmim kaq prestigjioz – ka komentuar Gian Piero Gasperini -. Nuk mundem vec ta ndaj me presidentin Percassi, lojtarët e mi dhe stafin. është një cmim për të gjithë Bergamon, për atë që kemi bërë në këtë sezon fantastik ku kemi përshkuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Cmimin ia dedikoj të gjithë trajnerëve, sepse e jona, edhe pse jemi të privilegjuar, nuk është një punë e lehtë”.

PALMARESI I TROFEUT

1990/1991, Raymond GOETHALS, Ol. Marseille

1991/1992, Fabio CAPELLO, Milan

1993/1994, Fabio CAPELLO, Milan

1994/1995, Marcello LIPPI, Juventus

1995/1996, Marcello LIPPI, Juventus

1996/1997, Alberto ZACCHERONI, Udinese

1997/1998, Luigi SIMONI, Inter

1998/1999, Alberto ZACCHERONI, Milan

1999/2000, Alberto CAVASIN, Lecce

2000/2001, Fabio CAPELLO, Roma

2001/2002, Luigi DEL NERI, Chievo

2002/2003, Carlo ANCELOTTI, Milan

2003/2004, Carlo ANCELOTTI, Milan

2004/2005, Luciano SPALLETTI, Udinese

2005/2006, Cesare PRANDELLI, Fiorentina

2006/2007, Cesare PRANDELLI, Fiorentina

2007/2008, Roberto MANCINI, Inter

2008/2009, Massimiliano ALLEGRI, Cagliari

2009/2010, José MOURINHO, Inter

2010/2011, Francesco GUIDOLIN, Udinese

2011/2012, Antonio CONTE, Juventus

2012/2013, Antonio CONTE, Juventus

2013/2014, Antonio CONTE, Juventus

2014/2015, Massimiliano ALLEGRI, Juventus

2015/2016, Maurizio SARRI, Napoli

2016/2017, Massimiliano ALLEGRI, Juventus

2017/2018, Massimiliano ALLEGRI, Juventus

2018/2019, Gian Piero GASPERINI, Atalanta


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *