• |
ide | kryesore

Meta sulmon ish-ambasadorët e SHBA dhe BE: U puthën në buzë dhe pastaj…

Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta sulmoi mjaft ashpër ish-ambasadorët e SHBA dhe BE-së që kanë qenë në Shqipëri kur u miratuan ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi në korrik të 2016, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Në intervistën dhënë për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ai tha se nuk “pret zgjidhje nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension”.

“Për zgjidhjen e krizës, unë nuk pres zgjidhje nga ndërkombëtarët, zgjidhjet janë në Kushtetutë po të donin. Për atë Kushtetutë që votuam me 140 vota ne na u puthën në buzë dy ambasadorët më të rëndësishëm nga gëzimi i madh, që bëmë me konsensus.

Ashtu sikur për fat të keq bekuan kapjen e prokurorisë me 69 vota në kundërshtim të hapur me përcaktimin me 84 vota. Unë nuk e pres zgjidhjen nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension.

Unë zgjidhjen e pres vetëm te respektimi i Kushtetutës. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona të përditshme. Prandaj unë kam thirrur popullin dhe duhet të thotë fjalën e tij dhe unë kam besim se do ta thotë. Në radhë të parë me pjesëmarrjen, prandaj të tjerat do i komunikojmë në miting…manifestim, kjo është fjala më e mira. Shqiptarët duhet të nguten” – tha ai.

Në fakt Donald Lu pas përfundimit të mandatit në Shqipëri u emërua ambasador në Kirgistan.

I pyetur nëse janë shantazhuar nga zyrtari i lartë i DASH, Palmer që i telefonoi ai u përgjigj: “Ju nuk jeni këtu për të bërë shaka, unë kam respekt për të gjithë partnerët dhe kam folur seriozisht me ata për të gjitha këto shqetësime, se çfarë bëjnë ata është përgjegjësi e tyre, koha më ka dhënë mua gjithmonë të drejtë. Se çfarë ka bërë opozita është çështje e opozitës dhe jo e imja” – tha ai.

11 Comments

  1. gjynah na ishte nje here nje president i cmendur dhe ky ishte ne nje vend te vogel mbushur tumllas me te ngjashem.Nje dite kishte pare duke u puthur dy ambasadore,keta jo vetem qe po benin llafe te pista por po organizonin dhe nje grusht shteti…

    1. Ca ju beri Z. LU. Sjua ka ber perendia ketyre. U eshte prish gjumi pisave, dhe tani kerkojn alternativa se si te shpetojn.
      Po shpetuat dhe kete radh ateher fajin do ta kemi ne si popull jo ju si pisa.

    2. BRAVO! KY REZULTON QE TE JETE KOMENTI ME I NDJERE NE TURNIN E II TE USHTAREVE TE FUGSHPUMIT! GJETJE SHUME EFIKASE PERDORIMI I FJALES “tumllas” ALIAS DIALEKT “TIRONS”.
      PER SA ME SIPER KY KOMENTUES I MJERE ME PAGESE DO TRAJTOHET ME SUFLLAQE ME MAJONEZE EKSTRA!

  2. Pervec se i “mbushur tumllas” me te ngjashem, kishte dhe shume te tjere qe ia kane shitur dinjitetin partise per nje sufllaqe.

  3. Xhuxh ,xhuxh President,Palo hajdut qe asnjhere nuk e permend vehten
    Na tregon populli a thua se e keputi malli kete pleh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu