• |
ide | kryesore

Justin thyen rekordin e Elvis Presley-t

Paparazzi, Slider


Vetëm 25 vjeç, Bieber tani ka nën emrin e tij 7 albume në vendin e parë të klasifikimeve muzikore amerikane, teksa “Changes” shiti mbi 230 mijë kopje në javën e parë të publikimit. Kanadezi është artisti më i ri që e arrin diçka të tillë, ndërkohë që Elvis Presley e bëri të vetin këtë rekord në 1961, në moshën 26-vjeçare.

Albumi “Blue Hawai”, me hite si “Can’t help falling in love” apo “Rock-A-Hula-Baby”, ishte ai që e bëri në atë kohë Presley-n këngëtarin më të ri me 7 albume në vendin e parë të klasifikimeve, por tani, 59 vite më vonë, në fron ngjitet Justin Bieber. “Changes” është albumi i parë i ylli të pop-it në 5 vite dhe debutoi ashtu siç pritej, si më i shituri, jo vetëm në SHBA por dhe në disa vende të tjera të botës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *