• |
ide | kryesore

Europiani në rrezik për Hazard: belgu do të operohet në SHBA

Sport



E kishte imagjinuar me shumë mundësi krejt ndryshe sezonin e tij të parë me Real Madrid. Eden Hazard nuk ka patur shumë fat në vitin e tij të parë me Blancos. Në fillim u vu në qendër të kritikave për formën e tij fizike, pastaj, i persekutuar nga dëmtime, ndonjë edhe i rëndësishëm. Por lajmet e këqija nuk duket se mbarojnë për belgun.

Në fakt, sipas asaj që bën të ditur Onda Cero, Hazard ka vendosur ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të zgjidhur problemin në peronin e djathtë e do të fluturojë në orët e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është parashikuar të enjten operacioni. Nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve, belgu do të qendrojë pa luajtur deri në tre muaj, duke i dhënë fund sezonit të tij me Real Madrid, por duke rrezikuar të humbasë edhe Europianin me Belgjikën nga vera e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *