• |
ide | kryesore

“U ngute Zonja Ambasadore!”, ish-drejtori i VOA-s për Euro-Azinë: Mos e diskurajoni përdorimin e flamurit amerikan në trojet shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Frank Shkreli letër ambasadores së SHBA Yuri Kim 

Ish- Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë dhe ish-anëtar i delegacionit të parë të DASH më 1991 që hapën ambasadën e SHBA-ve: Znj.Ambasadore, ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur 50-vjet për valvitjen e Flamurit të SHBA në Shqipëri. Lotët e para të mia, kur kam vizituar Shqipërinë ishin në momentin kur vendosëm flamurin në makinën tonë diplomatike. Për Flamurin e Amerikës tonë të dashur në kohën e regjimit komunist shqiptarët futeshin në burg.

U ngute Zonja Ambasadore! Ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur për 50-vjet për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe në çdo kënd të trojeve shqiptare. Ke vetëm disa javë në detyrë, por mos u habit fare se, ndoshta nuk e keni venë re ende, por flamuri  amerikan valvitet gjithë andej dhe kudo në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetkë.

Lotët e para të mia kur kam vizituar Shqipërinë me delegacionin e parë të Departamentit Amerikan Shtetit në mars/prill, 1991, ishin pikërisht në momentin kur për herë të parë vendosëm flamurin amerikan në makinën tonë diplomatike me të cilën udhëtuam anë e mbanë Shqipërisë, në atë kohë.

Nuk qava nga mjerimi në të cilin e kishte sjellë komunizmi Shqipërinë e para-ardhësve të mi, por qava se më në fund Flamuri i vendit tim, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po valvitej i lirë në tokën e të parëve të mi.

Ju lutem mos e diskurajoni përdorimin e flamurit amerikan në trojet shqiptare, madje edhe në manifestime të tilla, paqësore.  Flamuri amerikan vetëm të mira i ka sjellur atij kombi. Shqiptarët e dinë këtë, pa marrë parasyshë keq qeverisjen e tyre për këto 30 vjetë, nga udhëheqës që pretendojnë dhe kanë pretenduar se kanë mbështetjen e SHBA-ve dhe të ambasadorëve të saj të akredituar në Tiranë.

Të kisha qenë në vendin tuaj, unë nuk do të kisha bërë ndonjë koment për valvitjen e Flamurit Amerikan. Nuk i kontrollon dot me shqiptarët.  Megjithë hallet e tyre të shumta , ata atje e kanë shpresën: Tek ky Flamur. Unë do isha shumë më i kënaqur për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara me atë entuziazëm që valvitet gjithmonë në Shqipëri. Kjo pas 50-vjet komunizëm, kur atëherë, vetëm të përmendje emrin e Amerikës, regjimi komunist të fuste në birucë.

Duke e njohur deri diku atë histori, unë do isha shumë më i pakënaqur në qoftë se flamuri i vendit tim të adaptuar, Amerikës tonë të dashur që na ka dhënë strehim mijëra shqiptaro-amerikanëve si unë, ta shikonim në manifestime të tilla duke u djegur ose shkelur, ashtu siç ndodhë shpesh në shumë vende të tjera të botës.

Zonja ambsadore të uroj punë të mbarë në detyrën e re! Me mirëkuptim,

STARS AND STRIPES FOR EVER!

Nga një shqiptaro-amerikan,

Frank Shkreli/telegrafi



19 Comments

    1. O buraaaaa te mbrojme Liken. Ta mbrojme se ai ka ndruar, eshte penduar. Dhe ka vendosur te mos vjedh me. Perkundrazi ai do kthej cdo lek te vjedhur. Eshte penduar dhe eshte betuar qe ketej e tutje do jet garanti i kushtetutes. Prandaj perpara burraaaa ta mbrojm nga ata nderkombetar qe duan ta denojn per ato qe ai tashme eshte penduar.

  1. Yuri Kim po pse cfar i beri flamuri ilir meta populli shqiptare me PROAMERIKAN NE BOTE PO QEVERIN E SHEHE TI SI PO VJEDHEN SHQIPTARET SI SHKELET KUSHTETUTA SI MBJELLET HASHASH SI JEPET LEJE PALLATESH SHUMEKATESH NE TIRAN NE CDO HAPSIRE DHE BEJNE PASTRIM PARASH 5-6 VETA NE TE GJITHE TIRANEN SEPSE TJETER KUSH NUK MUND TE NDERTOJ VETEM ATA 5-6 VETA DHE ATA IVESTOJNE LEKET E PISTA .PPP E RAMES I SHEH PO SPIUNET E KOMUNIZMIMIT I SHE QE PO KAPIN TE GJITHE MAJAT E PUSHTETI Z.YURI PO TI NUK NDJEK LINJEN E DEPARTAMENTIN AMERIKAN POR LINJEN E SOROSAT.

  2. nuk u nxitua hic per dy arsye. e para sepse flamuri i saj dhe i popullit amerikan u perdor per puro propagande te nje vendi tjeter duke i lene njerezve te mendojne se ilir meta ka mbeshtetjen e shba (qe se ka ne fakt) dhe e dyta mendoj se eshte ofeze e rende qe nje barbon trafikant hajdut i popullit te tij te tundi nje simbol me te cilin ska lidhje as hajdutria, as makuteria. PERTEJ KESAJ DHE KJO ESHTE ME E RENDA ilir meta tundi dje flamurin e nje vendi tjeter duke pretendua njekohesisht se eshte presidenti im. kete un si qytetar e kam te pakonceptueshme dhe e refuzoj kete individ te me perfaqesoje me si kryetar o shtetit tim.

    1. Po flamurin Amerikan e tundi ndersa flamurin tone ate qe ti nuk sheh o te placin syte, jo vetem e valeviti por e puthi. Dhe ketu qendron diferenca o injorant. Po ske faj se nuk te kane dhene sufllaqe prandaj pickellohesh

    2. E ndesh shpesh , veçanërisht në mediat majtiste, përhapjen e përceptimit se SHBA përkrah qeveri të korruptuara apo ndërhyn për të rrëzuar qeveri që nuk përputhen me interesat e saj.
      Pikërisht në përgjigje të këtyre thashethemnajave të propogandave të vjetra komuniste, doli ambasadorja e re amerikane, që në planin e dipllomacisë ndërkombëtare, “pro amerikanizmi” i shqiptarëve, të mos lexohet e interpretohet si një ndërhyrje në një shtet qoftë edhe të vogël sovran.
      Nuk është e para kjo ambasadore që u habit me proamerikanizmin e shqiptarëve, e që duket se nuk është plotësisht e informuar me historinë tonë.
      Edhe ambasadori i parë amerikan që erdhi në Shqipëri, pas përmbysjes së diktaturës enveriste, u shfaq akoma më i habitur me proamerikanizmin shqiptar.
      Një gjë duhet ta kuptojmë mirë ne shqiptarët, se cilido president që zgjidhet në SHBA, më liberal apo më konservator, nuk ka shans e as i shkon mendja që të shkelë Kushtetutën.
      Aktualisht SHBA ndodhet në një fushatë paraelektorale për zgjedhjet presidenciale.
      Për herë të parë një kandidat i Partisë demokrate, i deklaruar si socialist, (Sanders) e që publikisht është shprehur në mbështetje të diktatorit komunist kuban Kastro, në garat midis kandidatëve demokratë , ka dalë i fituar në disa shtete
      Vështirë të besohet që ai do të zgjidhet si kandidati fitues i demokratëve për tu përballur me z Trump, por ama dipllomatët amerikanë janë të kujdesshëm në deklarimet publike , për të dalë kundër socialistëve në vëndet ku përfaqësojnë shtetin e tyre.
      Nëse zonja ambasadore do të dilte pro një force politike në Shqipëri të ngjashme qoftë edhe me ndonjë fraksion socialist të Partisë demokrate amerikane, në mediat amerikane do të komentohej ky qëndrim i ambasadores njëlloj si kërkesa e Ramës drejtuar polisicë shtetërore për të flakur tej kapelen e uniformës, e për të mbledhur vota për PS

    3. Po ik ne greqi meqe se do kte president se ky me
      Konsensus u votua nga dy partite.. ke qef ne bythqira nudista gra shkerdhyer siç eshte eddi rama bythqiri qr ka shekrdhyer gjysmen e kabinetit..e te PS mduket vetem pandeli majkon se ka perdhunuar ke partia socialiste se tjereve aty ja u ka marr grate e motrat??

  3. Ka hall Ambasadorja se mos i shqetësohet Shoroshi, Don Lu si edhe shoroshianët e DASH. Mos harro moj Zonja Ambasadore që ai zullap halldupi kryeministër të cilin po përkrahni, ka cilësuar Presidentin tënd Donald Trump si turpin e njerëzimit, si dhe ka votuar mocionet kundër USA në çdo asamble të Kombeve të Bashkuara.

  4. Ne 500 vitet e fundit me mijera kane qene shqiptaret qe jane djegur dhe sakrifikuar per flamurin me shqiponje. Me mijera e mijera.
    Enver bythqiri i beri njerezit te urrejne veten dhe te varin shpresat diku. Pa ditur se ku, vetem te peshtynin veten.
    Jane me pro amerikan ne bote se jane edhe te mete. Ja pse populli i vetem ne bote qe mban lart flegun.

  5. E ndesh shpesh , veçanërisht në mediat majtiste, përhapjen e përceptimit se SHBA përkrah qeveri të korruptuara apo ndërhyn për të rrëzuar qeveri që nuk përputhen me interesat e saj.
    Pikërisht në përgjigje të këtyre thashethemnajave të propogandave të vjetra komuniste, doli ambasadorja e re amerikane, që në planin e dipllomacisë ndërkombëtare, “pro amerikanizmi” i shqiptarëve, të mos lexohet e interpretohet si një ndërhyrje në një shtet qoftë edhe të vogël sovran.
    Nuk është e para kjo ambasadore që u habit me proamerikanizmin e shqiptarëve, e që duket se nuk është plotësisht e informuar me historinë tonë.
    Edhe ambasadori i parë amerikan që erdhi në Shqipëri, pas përmbysjes së diktaturës enveriste, u shfaq akoma më i habitur me proamerikanizmin shqiptar.
    Një gjë duhet ta kuptojmë mirë ne shqiptarët, se cilido president që zgjidhet në SHBA, më liberal apo më konservator, nuk ka shans e as i shkon mendja që të shkelë Kushtetutën.
    Aktualisht SHBA ndodhet në një fushatë paraelektorale për zgjedhjet presidenciale.
    Për herë të parë një kandidat i Partisë demokrate, i deklaruar si socialist, (Sanders) e që publikisht është shprehur në mbështetje të diktatorit komunist kuban Kastro, në garat midis kandidatëve demokratë , ka dalë i fituar në disa shtete
    Vështirë të besohet që ai do të zgjidhet si kandidati fitues i demokratëve për tu përballur me z Trump, por ama dipllomatët amerikanë janë të kujdesshëm në deklarimet publike , për të dalë kundër socialistëve në vëndet ku përfaqësojnë shtetin e tyre.
    Nëse zonja ambasadore do të dilte pro një force politike në Shqipëri të ngjashme qoftë edhe me ndonjë fraksion socialist të Partisë demokrate amerikane, në mediat amerikane do të komentohej ky qëndrim i ambasadores njëlloj si kërkesa e Ramës drejtuar polisicë shtetërore për të flakur tej kapelen e uniformës, e për të mbledhur vota për PS

  6. Po keto emertimet universiteti amerikan, spitali amerika ku nuk ka asnje amerikan an an an, nuk ju bejne pershtypje?

  7. Me paturpësinë më të madhe, Rama e ka quajtur si “dhuratë për te” e me demagogji edhe për PS e jo për popullin shqiptar. ato 1.15 miliardë që u grumbulluan kryesisht si kredi, për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas dëmeve të tërmetit.
    Ishte e çuditëshme që SHBA që ka dhënë miliarda ndihma për vendet që kanë pasur fatkeqësi natyrore e për Shqipërinë ndau vetëm 5 milionë dollarë, kur për reformën në drejtësi, është thënë se ka investuar 200 milionë.
    Edhe këtë qëndrim të “çuditshëm” të SHBA, Rama u mundua ta justifikojë se paskej qenë ai vetë që i ka kërkuar SHBA që ndihmën e saj ta adresonte për sistemin transparent të harxhimit të parave për tërmetin.
    Pra Rama i paskej thënë qeverisë amerikane se nuk dua nga ju para për rindërtimin pas tërmetit, por harxhoni 5 milionë dollarë që të më kontrolloni mua se sa i ndershëm jam.
    A nuk të kujton kjo bufonadë, skenën qesharake kur gjushi zgjaste dy duartë e tij në një studio televizive duke thirrur, “Shihni duartë e mija ! Janë të bardha si akullore !”

  8. Disa vite me pare kam ndjekur nje emision ” kush do te behet milioner; nje nga pyetjet ne kater ishte cili vend eshte me pro amerikan dhe pergjigja ishte ALBANIA por mbi kete ndjenje tonen si komb shkelet dhe injorohet nga vete ne jane majtistet tane ne rradhe te pare qe shtiren por ne fakte jane kunder Amerikes ZOTI vende dore mbi ne te kthjelloj mendjet popullit te dine te zgjedhin

  9. Ky ish shkreli paska ngelur bosh dhe po kerkon ti ngjitet likes se floririt qe te beje para kollaj si likja ne fillimet e tij

  10. VOA eshte kthyer ne avokate e opozites me ne krye Ilir-Lulzim dhe cdo dite e me shume po behet me e pabesueshme per shumicen e shqiptareve.

  11. O zagare muti po ju te pushkatonit po te degjoje -Zerin e Amerikes-o felliqesira.Dhe tani ju dhembin syte kur e shikoni flamurin Amerikan ne duart e Shqiptareve o Mavite-o bir bushtrash komuniste .

  12. Po nuk u ngut mor…
    Thjesht po ben detyren per te cilen e loboi xhaxhi xhorxh sorra…dhe se mos kujtoni se po ja ben favor xhaxhi kte pune gjatosh – palloshit ???!!!
    Jo ore jo, ka qe ne 1991 qe ka shpenzuar goxha…tani loboi dhe mblodhi fonde 1.15 miliarde…futja debitor tek konti bankar sorre, do jete fatale !!!!
    Mbajeni mend prej meje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *