• |
ide | kryesore

I kthyer nga Italia para ca ditësh, Olsi Bylyku ndalohet sot në rrugë (Foto)

F1, Paparazzi


Mesditën e sotme në media qarkulloi lajmi se aktori Olsi Bylyku ishte ndaluar nga policia, pasi në kundërshtim me masat dhe rregullat e vendosura nga qeveria, jo vetëm që ishte në drejtimin e automjetit të tij në rrugët e Tiranës por edhe nuk kishte respektuar periudhën e vetë izolimit pas ardhjes nga Italia.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Olsit në Instagram, i cili e nis me ironi ndaj titujve të mediave dhe faktit që njerëzit po e komentonin se një ditë më parë postoi një videe me hashtagun #qëndronështëpi, ndërkohë që sot ishte në rrugë. Aktori i “Klanifornia” në postimin e tij thotë se ishte i pajisur me një leje të veçantë, që justifikonte lëvizjen e tij me automjet privat, për shkak se nuk mund të mungonte në punë. Ai gjithashtu thotë se që në kohën kur është kthyer nga Italia, pra në 8 mars, ka qenë në kontakt me një mjek të Infektivit dhe analizat e tij për Koronavirusin kanë rezultuar negative.

Në fund Olsi thotë se është i vetëdijshëm që nuk ka zbatuar rregullin e vetë-karantinimit për 14 ditë, por kjo vetëm se ishte i detyruar të punonte, megjithatë është i lehtësuar që pas kësaj që ndodhi zëri i shtetit u dëgjua dhe tashmë nuk duhet të dalë më.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *