• |
ide | kryesore

Tragjedia në Shkodër, Drejtoria e Burgjeve i jep leje Erdgys Arrazit për të shkuar në varrimin e 2 fëmijëve

Lajme, Të fundit



Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit, për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare, trupi i së cilës u gjet ditë më parë.

Arrazit i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk i është miratuar ende leja nga ana e Prokurorisë për të marrë pjesë në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3-vjeçar. Ditën e djeshme, Erdgys Arrazi u la në burg nga gjykata e Shkodrës, ndërsa ai vetë deklaroi se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *