• |
ide | kryesore

Thyen karantinën për dashurinë: Khedira ikën nga Torino për kapitenen e Bayern

Sport



Mesfushori gjerman i Juventus, Sami Khedira, sipas lajmëve që vijnë nga Gjermania, është larguar nga izolimi në Itali për të qenë pranë Melanie Leupolz, me të cilën është frekuentuar prej disa muajsh. Edhe Melanie është një futbolliste, madje kapitene e Bayern Mynih. Vajza është 25 vjec e nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Chelsea.

Sipas asaj që bën të ditur Bunte, revista e gossip shumë e kuotuar në Gjermani, Khedira e Leupolz frekuentohen që nga maji 2019, kur juventini u pa në tribunë gjatë një ndeshje të kombëtares gjermane të femrave e Kilit. Lidhja e fundit stabël e Khedira është ajo me modelen Lena Gerke: ishin konsideruar cifti i ëndrrave, por, në 2015, pas katër vjet lidhje, u ndanë për shkak të projekteve të ndryshme që kishin në jetë: Khedria dëshironte të ndërtonte familje, Gercke kërkonte të përqendrohej tek karriera e saj.

Pesë vjet më pas, Khedira duket se e ka rigjetur dashurinë me Leupolz. Është e vërtetë që dy lojtarët nuk e kanë zyrtarizuar raportin, por të thyesh izolimin e të rrezikosh infektimin… patjetër që është dashuri…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *