• |
ide | kryesore

Gomez jep alarmin për vështirësinë e nxehtësisë: “Si mund të luash në 30 gradë”

Sport



“Kur të rifillojmë të punojmë në fushë, pas dy muajsh pa luajtur asnjë ndeshje kontrolli, do të jetë e vështirë”. Alejandro Gomez, kapiteni i Atalanta, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me mundësinë e rifillimit të kampionatit, gjatë një workout në videokonferencë me ish-shokun e skuadrës Andrea Petagna e ish-përgatitësin atletik (tani tek Frosinone) Francesco Vaccariello. “Nëse do të kthehemi të luajmë, do të jetë e vështirë edhe të stërvitemi në verë, me 30 gradë, sepse nuk jemi mësuar”.

Gomez ka folur gjithashtu edhe për menaxhimin e përditshmërisë në karantinë: “Nuk e di as cfarë të ha për darkë, edhe pse një futbollist duhet ta dijë gjithnjë si do ushqehet. Por duke qenë të mbyllur gjithnjë është tundimi për të hapur frigoriferin cdo 10 minuta”.

“Unë për birrën”, bën shaka Petagna, sulmuesi i Spal që është blerë për sezonin e ardhshëm nga Napoli e që jep mesazhin e tij të solidaritetit: “Ne që jemi me më fat se të tjerët mund të arrijmë tek shumë persona me këtë mesazh, kështu për mbledhjen e fondeve është e drejtë që të jemi të gjithë të bashkuar. Po jetojmë momentin më të vështirë pas luftës”.

Solidariteti është gjithcka kanë mundur të kërkojnë futbollistët në këto kohë të vështira dhe Papu e mbyll me një propozim komunikimin e tij: “Jam aktivizuar për një projekt me persona që punojnë në Barcelonë e përfshin lojtarë nga e gjithë bota, do të flitet shumë më tepër pas pak kohësh. Shpresojmë që njerëzit të dalin nga ky problem më të ndërgjegjshëm e inteligjentë e që bota të jetë një vend më i mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *