• |
ide | kryesore

Trump për OBSH: E trajtuan Amerikën shumë keq

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Donald Trump i është rikthyer edhe një herë akuzave ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë pak ditë pasi vendosi ti ndërpresë fondet për të.

Lexo më tej: 

Trump ndërpret fondet për OBSH në mes të krizës. Reagimet: krim kundër njerzimit 

Sipas tij, OBSH ka bërë një gabim tragjik duke mos e menaxhuar pandeminë e Koronavirusit siç duhet.

“Bënë një gabim tragjik dhe të tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit ose ndoshta e dinin se çfarë po ndodhte. E trajtuan Amerikën shumë keq, në favor të Kinës”, deklaroi Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do të përdorte autoritetin e tij kushtetues për të pezulluar formalisht të dy dhomat e Kongresit, aktualisht të mbyllura deri në fillim të majit, në mënyrë që të ketë mundësinë të procedojë me emërimet e administratës së tij.

“Disa prej të cilëve kanë lidhje me emergjencën e koronavirusit”, theksoi Trump.

Presidenti amerikan është ankuar disa herë se shumë nga personat e nominuar prej tij presin shumë gjatë deri sa të konfirmohen.


1 Comment

  1. te cmendurit ngatrojn dynjan kudo e cfaredo te jene. jane thjesht psikopeter
    te semure mendore. e kuptoni? thjesh anormal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *