• |
ide | kryesore

Meta i përgjigjet Lubonjës: Ndaj të njëjtin shqetësim me ju për tronditjen e shtetit ligjor

Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenti i vendit, Ilir Meta i është përgjigjur publikisht analistit Fatos Lubonja në lidhje me miratimin e Ndryshimeve në Kodin Penal. Meta thotë se ashtu si ai mendon që shteti ligjon në Shqipëri është tronditur, por beson se në këtë situatë nevojitet më shumë se kurrë një legjislacion solid se sa një boshllëk ligjor që mbushet vetëm me abuzivizëm. Meta tha se të të kundërt qytetarët shqiptarë do ishin të ekspoziar ndaj abuzivizmit dhe represionit.

Reagimi i plote

Meqënëse z.Fatos Lubonja sot ka bërë disa pyetje për juristët e Presidentit të Republikës, preferoj t’i përgjigjem drejtpërdrejt në respekt të kontributeve të Tij të spikatura prej dekadash në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik.

Ndryshimet e detyruara të Kodit Penal për pandeminë, ishin një reflektim ligjor ndaj një të papriture, që surprizoi e tronditi globin në çdo pikëpamje. Realiteti pozitiv është që ndryshimet e bëra janë të një standardi të njëjtë me legjislacionet më të mira demokratike. Ngjashmëria me Danimarkën është shteruese, qoftë për garancinë juridike, ashtu edhe për proporcionalitetin dhe ky është lajm i mirë për këdo. Por edhe dyshimi beninj i Lubonjës është i natyrshëm dhe i motivuar. Ky dyshim lidhet qartë me zbatimin e drejtë dhe korrekt të legjislacionit, që do të thotë në esencë funksionim i shtetit ligjor.

Ndajmë të njëjtat dyshime e shqetesime të forta me Lubonjën për tronditjen e shtetit ligjor në Shqipëri, si një sfidë madhore që kërkon përgjigje. Në këtë situatë, më mirë të kemi një legjislacion sa më solid, të qartë dhe garantues të parimeve të sigurisë juridike dhe proporcionalitetit sipas Kodit Penal të Danimarkës, sesa të kemi një boshllëk ligjor që mbushet vetëm me abuzivizëm dhe arbitraritet apo më keq se sa të kishim ndryshime jashtë çdo standardi demokratik që cënonin të drejtat e qytetarëve tane duke i ekspozuar ndaj abuzivizmit dhe represionit.


9 Comments

  1. Cfare thote Lubonja ne shkrimin e tij dhe per cfare pergjigjet Meta… Lubonja thote se Meta u vu ne rolin e keshilltarit ligjor te Kuvendit, perse dhe kush ja kerkoi ? Pa asnje precedent te meparshem Meta propozon amendamente shtese dhe korigjime te draftit, Presidenti shqyrton ligjet e votuara dhe i dekteton apo i kthen ato. Meta nderhyn ne draft-ligjin, kush ja dergoi per mendim jasht praktikes se deritanishme dhe pse ? Perse Meta dashnori i Kushtetutes dhe respektimit te procedurave ben pazare me Ramen para se kuvendi te miratoje ligjin ? Keto ti pergjigjej Lubonjes Meta se me retorike, demagogji dhe artifica justifikuese me gjelle Danimarke nuk mund te pranohet nga mendje normale. Ti pergjigjet edhe juristit L. Biako.

  2. Po kur bente pazare me Bashen dhe kur anullonte zgjedhjet duke futur vendin ne qorrsokak ju pelqente ju sorrave te Sali Berishoviçit èèè…..

  3. Ka mbi 1 muaj qe lideri suprem del perdite si lugat, tani u shtua dhe ky çakalli. Ik o like se tu te ka dal llamarina, se boja te kishte dal prej kohesh.
    Bere goditjen e fundit, zgjedhjet e ardhshme zdo marresh dot nje deputet.
    Vazhdo buzeqeshesh si idiot neper intervista te pa dobishme, se as monika ste beson me.

  4. Lapsi na cate trapin me reaklamen e megatekut. Do ikim fare nga faqja juaj po vazhdoi ne menyre te padurueshme

  5. baba xhikes justifikimi i vetem i ka ngelur djathi danez dhe ky ligj do na shpetoje sipas kokelopes nga 10 ne 8 vjete burg ,sikur jane kokrra domate .ky argument ka argumentat e rames ,genjeshtren .po pse o plehre kryeministrin danez ke ketu ti .keshtu mburreshe edhe ne 2013-2017 po bejme ligjet me te mira ne bote thoshe .po ky vend nuk ka nevoje per ligje se ka me bollek ,ky vend ka nevoje per demokraci dhe lufte kunder korrupsionet dhe droges qe po na mbyt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *