• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Një person i dyshuar për vrasjen e rapsodit mirditor dhe mikut të tij

Lajme


Mbi 30 persona janë shoqëruar në përpjekje për të zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në fshatin Lalm i Vjetër, ku Kol Murrani, rapsod i njohur në zonën e Lezhës, dhe Preng Simoni, që të dy rreth të 60-ave u gjetën të pajetë.

Trupat e dy burrave janë gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00, ndërsa ekzekutimi i tyre mendohet të jetë kryer rreth mesditës. Dyshohet se autor i vrasjes është një banor i zonës i cili po mbahet i ndaluar, por ende nuk ka prova të qarta për përfshirjen e tij.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të vjetra mes palëve, ndërkohe qe objektiv i atentatit dyshohet se ka qenë rapsodi Kol Murrani. Viktimat kishin shkuar në fshat për të parë shtëpitë e vjetra me një motor. Sipas burimeve, ata janë qëlluar me breshëri automatiku dhe nga plagët e marra në disa pjesë të trupit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *