• |
ide | kryesore

De Niro sulmon Trump

Arkiva, Paparazzi, Slider



Legjenda e Hollivudit Robert De Niro e rindezi sherrin me Presidentin Donald Trump, duke e quajtur atë një “lunatik”, të cilit nuk i intereson sa njerëz vdesin” nga Covid-19.
Aktori i famshëm ishte të martën në “Newsnight” të BBC ku foli për përvojën “surreale” të të jetuarit në Nju Jork gjatë shpërthimit epidemik dhe sesa I “neveritur” është me lidershipin e vendit.

“ E gjithë situata është shekspiriane. Është e tmerrshme. Ai kërkon rizgjedhjen dhe nuk interesohet as sa njerëz vdesin”, ishte komenti i tij. Moderatorja Emily Maitlis u tregua më e kujdesshme e tha se ndjekësit e presidentit nuk do të pajtoheshin me De Niron dhe do ta votonin atë përsëri. Por ylli hollivudian nuk u tërhoq. “Ai nuk kujdeset për ata njerëz. Atyre mbase u pëlqen ta mendojnë ashtu, ose të gënjejnë veten, por ai nuk kujdeset për ata”, insistoi de Niro.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *