• |
ide | kryesore

17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri. Janë 17 raste të reja me koronavirus, ku Tirana dhe Durrësi kanë numrin më të lartë të të infektuarve të rinj. Në Shqipëri ka shkuar në në 933 numri total i të prekurve, kua tkualisht janë 188 persona aktivë me Covid-19.

Rastet e reja- Janë testuar 306 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë. Mes të testuarve janë 48 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për COVID19.

Harta e rasteve të reja- Rastet e reja janë të përqëndruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë.

Kujdesi- Rastet e reja të rritura për të tretën ditë radhazi tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.

Të shëruar- Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.

Situata në spitale- Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 78
Krujë 46
Durrës 17
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 5
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1

Apeli- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (16 Maj 2020)
Testime totale 12294
Testime molekulare 11764
Testime serologjike 530
Raste pozitive 933
Raste të shëruara 714
Raste Aktive 188
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)



2 Comments

  1. 70% rasteve te reja jane fallco nuk jane te verteta e per kete jam i bindur .Ta verifikoje prokurori por jo spaku sepse eshte vegei e qeverise , te jene prokuror me integritet te cilet kan futur prapa hekurave disa banda te rilindjes (sepse dihet 90% e bandave i ke te lidhura me palokryeministerin rama . Kjo behetper te vendosur prape karantinen ose burgosjen e shqipetareve ne shtepit e tyre zgjidhje me te pershtateshme per zagaret qeveritar nuk ka sepse kan frike nga protestat popullore ne gjithe vendin .Pra keta qener burgosin neper shtepit e tyre pa harxhuar asnje lek

  2. Nëse sheh tabelën e rasteve aktive të të infektuarve me Covid 19, të bie në sy se numurin më të madh e kanë Tirana, Durrësi, Shkodra, Kruja, Kurbini , Kamza etj.
    Besoj ju kujtohet të gjithëve se gjatë protestave që u zhvilluan vitin e kaluar në Tiranë, numuri më të madh të protestuesve të ardhur nga qarqet e përbënin Shkodra, Durrsi, e qytetet e sipërpërmendura..
    Tashmë duket kjartë se Rama po luan me shifrat e epidemisë në funksion të qëllimit të tij për tju prerë rrugën protestave.
    U ulën në Durrës shifrat e të infektuarve, por kur u kujtua Rama se Durrsi me rrethinat, dy herë i shkatëruar nga tërmeti e pandemia, mund të shkulet i tëri e të vijë në protesta në Tiranë, dha sinjalin që të ritet përsëri numuri i të infektuarve në Durrës,për të motivuar kështu ndalimin e lëvizjes së durrsakëve.
    E pat rritur artificioalisht numurin e të infektuarve në Shkodër, pëkërisht për ti kërcënuar qytetarët e saj e prisni tani kur ta ngrejë përsëri numurin e të infektuarve edhe atje.
    Ky barbo që luan babain e dhimbshëm të popullit, çdo veprim e kalkulon nga frika që i ka hyrëkur dëgjon qindra mijë gurmaze që thërrasin “Rama ik”
    Jo pa ironi, ja tha Çim Peka në intervistën që pati me te, se më dukesh shumë mirë nga pamja.
    Të gjithë kryeministrat e botës pandemia i ka vënë në hall të madh, këtij tonit ka filluar ti shkëlqejë fytyra, se me sebepin e pandemisë, e futi gjithë Shqipërinë në arrest shtëpiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *