• |
ide | kryesore

Protesta tek Teatri, gjobë dhe heqje patente për Monika Kryemadhin dhe zyrtarë të tjerë të opozitës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka gjobitur dhe iu ka hequr lejet e drejtimit të automjetit udhëheqësve të PD dhe LSI-së, pasi qëndruan jashtë orarit të lejuar në protestën e Teatrit Kombëtar.

Masa administrative është marrë ndaj Monika Kryemadhit, Petrit Vasilit, Endrit Brahimllarit, Edmond Spahos, Luan Ramës, Belind Këlliçit dhe Klevis Balliut.

Kujtojmë se prej dy netësh, artistët të mbështetur dhe nga opozita, po protestojnë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

M. K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.

Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit siguron qyettarët se është angazhuar maksimalisht në zbatim të ligjit, në mbrojtje të jetës dhe të rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.



8 Comments

  1. gallate mekryeministrin heq patenten lulit dhe mones qe levizin me shofer ……o i pa byth kryeminister nese do zbatosh ligjin zbatohe njesoj si me shoqeine civile qe e more zvarr ke sheshi…apo te duhet luli se po doli opozit e re te bejne mutin dhe ato sufllaqexhinj qe te rrin mbrapa

  2. maskarallek policia, maskarallek dhe opozita po kryemaskarallek bashkia. Ku jane intelektualet, tironsit,e qytetaret ku jane . Pse frikesohen nenshtrohen. Dilni njerez te teatri se militantet e pd dhe lsi, malesoret, drogaxhinjte, te huajt acecenet nuk mund tua shpetojne juve nderin dinjitetin historine.. Mos prisni qe gjithmone dikush tjeter te beje ate qe cdo qytetar e ka detyre ndaj vetes ta beje.

  3. Nuk e mora vesh, perse i hoqi patenten kur keta nuk kane levizur me automjetine tyre? C’fare denimi eshte ky? Apo dava hakmarrje VK..Qesharake si ne kohen e “Barba” Pilos..

  4. Qija robt, ku shkon absurdi i ketyre karave. Heqje patente pse je ne kembe duke protestuar. Se c’lidhje ka patenta ketu vetem rilindja e mer vesh. Hiqi dhe librezen e ujit e dritave me mire se do jua dine per nder robt:)

    Rilidas=car me zile

  5. Policia shkruan se eshte e perkushtuar te mbroje ligjin.Cilin ligj?A ka ligj,kunder popullit,apo ligjet behen per rte mbrojtur popullin.Nese beni ligje,qe jane realisht te pa zbatueshme,pse i beni,e nese perseri i leni ne fuqi,pse i zbatoni dhe dilni kunder popullit.Per masat qe ka marre policia,nuk jam dakort.Jaane shume te buta.Ketyre,qe bejne protesta,(se ne fakt ja lejon kushtetuta),megjithese qeferia ka bere ligje gjoja ne kohe pandemije,por ne fakt nuk jane te ligjeshme (hec e gjeje ti,e policia,pse nuk jane te ligjeshme),atehere masa qe duhet te marre policia (jo ajo qe duam,as policija jone,por policia e Rames dhe Leshit),per te gjithe ata qe protestojne,ti deklarojne persona non grata(rilindase),dhe t’i japin 24 ore,kohe,per t’u larguar prej sheshit te protestave dhe te shkojne tek sheshi i Surrelit,kryeminisstrise,ministrise brendeshme,Parlamentit,Zyrave te BE,e po tepruan,le te shkojne disa edhe perrpara ambasades amerikane,e ete ekerkojne nga Yuri Kimi,te dale te te beje disa poza te tjera per fotoreporteret,e t’i beje te fala gjithe sorosianeve.

  6. Juridikisht eshte nul. Kushtetuta garanton lirine e levizjes. Ska Akt Normativ qe del mbi Kushtetuten. Polici sa per te dale ne TV. Ose me sakte Policia e Edit se e shtetit nuk eshte me. Ketyre tua hiqnit dite tjeter por te kishit fuqi, por jeni frikacake sepse e dini se ata do rikthehen ne pushtet dhe do hakmerren ndaj jush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *