• |
ide | kryesore

Kritikat në masat kundër virusit ndaj Donald dhe Melani Trump

-Instant, Paparazzi, Slider



Melania Trump dhe presidenti Donald Trump pritën sot të rinj “skautistë” në Shtëpinë e Bardhë, të cilët kanë ndihmuar në krizën e koronavirusit në SHBA.

Por në pritjen në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, Melania dhe presidenti nuk mbanin maska në fytyrë teksa takonin vajzat vullnetare, infermieret dhe disa pronarë biznesesh. Presidenti Trump u dha atyre çertifikata vlerësimi dhe bëri foto me to. Zonja e parë komentonte pas takimit në rrjetet sociale: “Sot unë dhe presidenti pritën në Shtëpinë e Bardhë disa nga heronjtë e Covid-19. Ne dëgjuam historitë e tyre të unitetit e patriotizmit, që kanë frymëzuar qytetarët amerikanë”. Në disa nga foto e rastit skautistet shihen që mbajnë maska në fytyrë kurse presidenti dhe Melania jo.

Zonja e parë disa javë më herët shpërndante në rrjetet sociale mesazhe inkurajimi për mbajtjen e maskave duke nxitur amerikanët për t’i mbajtur ato në publik.Përdoruesit e mediave sociale reaguan me zemërim ndaj Melanias, duke përmenduar faktin se nuk mbante mbulesë në fytyrë. Një prej tyre shkruante: “Si mund të tregosh simpati ndaj skautistëve pa mbajtur maskë në fytyrë?” Një tjetër nga New York përgjigjej: “Ajo vajza e vogël me maskë është i vetmi person inteligjent aty”.

Edhe postimi i radhës e mbështeste komentuesin: “Më vjen mirë që skautistja është aq inteligjente sa mban një maskë”. Presidenti Trump ka refuzuar të mbajë maskë gjatë gjithë kohës së pandemisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *