• |
ide | kryesore

Mesfushori i Cheslea me pranga në komisariat: gjithçka ndodhi pas takimit me një modele

-Instant, Sport



Callum Hudson-Odoi është tashmë në telashe. Talenti i ri i Chelsea është arrestuar në mbrëmjen mes të shtunës e të dielës pas takimit me një femër, por cështja është ende e veshur me mister. Sipas asaj që ka ndërtuar Telegraph, futbollisti (fillimisht pozitiv me koronavirus e tashmë i shëruar) ka ftuar në shtëpinë e tij një modele edhe pse në Angli është ende në fuqi izolimi e pastaj në mbrëmje është arrestuar nga policia, që ka mbërritur në vendngjarje për shkak të një zënke të pretenduar. Gruaja ka pretenduar se “nuk është ndjerë mirë” dhe është marrë me ambulancë, ndërsa Hudson Odoi është dërguar në komisariat me pranga.

Policia Metropolitana informon se ka marrë një telefonatë nga një grua, zyrtarisht për një incident. Edhe një ambulancë ka mbërritur në shtëpinë e Hudson-Odoi në Londër. E pikërisht ajo ambulancë që coi në spital modelen. Fqinjët e lojtarit pranojnë se bëhej fjalë për “një grua shumë tërheqëse” e media britanike bën të ditur se lojtari e ka njohur online e më pas e ka ftuar në shtëpi, duke i kërkuar të vishte të brendshme sexy.

Policia është kthyer më pas në pronën e lojtarit, që të hënën duhet të prezantohej në rinisjen e stërvitjeve me Blues, npër të vazhduar hetimet. Chelsea për momentin nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me cështjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *