• |
ide | kryesore

Aleanca për Teatrin protestë para SPAK: Hetoni tentativën e vrasjes së artistëve

Arkiva, Lajme, Të fundit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin ka nisur sot protestën e saj para SPAK, ku kërkon vijimin e hetimit lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përfaqësues të Aleancës, por të mbështetur dhe nga qytetarë, qëndrojnë para godinës së SPAK, ndërsa i pari që ka marrë fjalën para protestuesve ka qenë Regjisori Edmond Budina.


Ky i fundit pohoi se SPAK duhet të hetojë tentativën për vrasje nga policia, pasi brenda teatrit gjatë kohës që po niste shembja, kishte artistë brenda. Regjisori Budina tha se ne do të vazhdojnë protestat deri sa të shohin një lëvizje nga prokuroria.

9 Comments

  1. “Teatri, teatri”… por si e shiti Berisha “Hotel Dajtin”, që është i shpallur Monument Kulture,po te jeni te vertet protestoni dhe per hotel Dajtin,ndryshe jeni bythLepirsa kalibri

  2. Uuuuu ‘ Tentative per te vrare artistet ‘….. Uuuu qenka serioze ceshtja.
    TENTATIVE VRASJE.
    Tani i hengri Rama nja 15 vjet burg.

    1. Lideri yt sumprem e ka fundin te sigurt.
      Mjaft te kujtosh Fatos Nanon, i cili nuk eshte ne burg, dakord, por eshte kthyer ne personazh barcoletash i varfri….. Dhe nuk akuzohet te kete vrare njeri!

  3. Ka disa komentues qe te bejne te ulesh e te shkruash me zor. Pasi i lexon komentet e disave qe duan te shtojne ndonje gote kosi ne tryezen e tyre te varfer dhe qe jane te gjitha copy-paste, ne darke i degjon tek i permendin aktore “te medhenj” qe madheshtine e tyre e kane ne fraza te tipit “Meqe Macron ishte kunder hapjes se negociatave dhe e ka te shoqen me te mmadhe se vehten, atehere ta heqim emrin e firmes “macron” nga bluzat e kombetares shqiptare qe ka dizenjuar kryeministri yne”. Dallohet shume qarte se te gjitha idete vine nga e njejta hale. Dje problemi ishte kinostudjo, sot e kane kapur me hotel Dajtin, por harrojne dy gjera krejt “te parendesishme”. Se pari as Kinostudjo dhe as hotel Dajti nuk jane shkaterruar apo shembur dhe se dyti pse nuk u dergua ne prokurori shkaktari i ketyre veprimeve? Qe prokuroria ka qene e tredhur, kjo dihet, por ta kishin bere detyren e vet sepse dokumentacionin e kane. Para nja dy ditesh u gjet nje dokument me te cilin ministri i kultures i fundshekullit te kaluar ia kishte ulur siperfaqen e dhenjes me qera te teatrit kombetar, vetem per ta ulur qerane me nja 80 mije dollare ne mos gaboj. 80 mije dollare ne muaj bejne afro 1 milion dollare ne vit. Sa eshte vlera qe ka perfituar fallsifikatori i siperfaqes? Pse nuk u cua ne prokurori ai person ne vitin 2005 kur pretendohej qeverisje “me duar te pastra” (dikur ka qene nje film rumun me kete titull). Por te kalojme tek shembja e teatrit qe eshte nje krim i madh qe perfshin shume krime brenda vetes. Eshte krim sepse objektet e vjetra ruhen dhe restaurohen dhe nuk prishen ne asnje vend te botes. Talebanizem do ta quante kryeopozitari i vitit 2010. Eshte krim sepse aty ka shume dyshime se publikja do i kaloje privatit, te pakten keshtu po thuhet. Eshte krim sepse jane kryer nje seri shkeljesh ligjore te te gjitha llojeve. Eshte krim sepse u nderhy me forca policore te shumta njelloj sic nderhynin serbet ne Kosove. Eshte krim sepse nuk u mor ne konsiderate jeta e atyre njerezve qe ishin aty, nderkohe qe lideret e opozites kishin shkuar te benin nje sy gjume (!!!) Eshte krim dhe pafytyresi sepse nderhyrja u be ne orarin e zakonshem te hajduteve, fiks ne ate orar kur cdo njeri e ndjen me shume se kurre nevojen e gjumit. Per te gjithe ata qe shkruajne komente lehaqenesh sic i pelqen t’i quaje shefi i tyre, ka vetem nje pyetje, pa hyre aspak ne aspektin e shkeljeve ligjore PSE U BE NE ORA 4:15 NDERHYRJA PER SHEMBJEN E TEATRIT? Nese nuk kane nje pergjigje per kete pyetje, atehere te heqin dore nga racioni i soteshme i sufllaqeve. Ne fakt ka edhe nje pyetje tjeter, por e dores se dyte, mos valle do e haje Veliaj njelloj si grupet armiqsore te dikurshme? Thjesht per kuriozitet jo per gje tjeter

  4. Nëse ka një frazë fatale, që tingëllon si një krismë arme në mes të një koncerti, nëpër mitingjet e opozitës së sotme, është ajo që përfshin 21 janarin e vitit 2011. Kjo datë duhet hequr nga zhargoni zyrtar i PD dhe LSI, sepse përfaqëson ditën kur qeverisja e këtyre dy partive, la një gjurmë tragjike gjaku në kalendar. Kjo datë është kthyer zyrtarisht në standartin klasik të dhunës shtetërore, në etalonin e krimit në emër të mbajtjes së pushtetit, në precedentin klasik të daljes nga shinat dhe nga logjika të një qeverie të zgjedhur me votë.

    Një protestues pati fatin e keq ta bëjë këtë lapsus frojdian të mërkurën, në prani të ish-ministrit të brendshëm të 21 janarit dhe të një dyzine ish-ministrash dhe deputetësh të qeverisjes së asaj kohe. Është krejt e kuptueshme që, në dëshirën për të gjetur një krahasim mjaftueshëm ekstrem dhe makabër për shembjen e Teatrit Kombëtar, personi në fjalë nuk gjeti diçka më të skajshme se vrasjet shtetërore të 21 janarit të nëntë vjetëve më parë. Por është gjithaq e dukshme se krahasimi në fjalë kërcet, për të mos thënë që ulëret, duke marrë parasysh vitrinën politike të protestës së djeshme.

  5. Ata qe vrane me 21 janar ju o leksionist -Mavi,-qe na e pershkrove kaq”bukur” ne kete koment, i bete antar dhe drejtues te -PS-.Mendoju ,kthjelloju njehere .Amos ishte valle ky nje -shperblim-ndaj atij qe mori ne qafe ata njerez qe i cuat mish per top vetem ,e vetem per te diskretituar dhe irrituar popullin kunder qeverise Berisha si -vrasese-?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu