• |
ide | kryesore

Sarri e Allegri duhet të kenë rezerva për Khedira: “Mourinho trajneri më i mirë që kam patur”

-Instant, Sport



Sami Khedira ka dhënë vlerësimin e tij për trajnerët që ka patur e nuk duket se ka shumë dyshime për atë që duhet vënë në majë të listës: “Gjatë karrierës sime kam patur trajnerë të mëdhenj. Kam qenë në gjendje të mësoj nga kushdo prej tyre e edhe nëse nuk më pëlqenin disa gjëra, kam marrë me vete ato pozitive – ka thënë gjermani duke iu përgjigjur ndjekësve të tij gjatë një lidhje direkte në Instagram – Më impresionuesi ishte Mourinho, ai besonte tek unë. Hapi më i madh ishte kur kalova nga Stuttgart tek Real Madrid pas Botërorit 2010. Më ka dhënë shumë dijeni teknike e më ka përmirësuar si person, kam një raport të mirë me të e dëgjohemi edhe sot”.

Mesfushori bardhezi, që është kthyer sot të stërvitet në Continassa, ka folur edhe për Cristiano Ronaldo, me të cilin ka ndarë një rrugëtim të gjatë: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm e edhe një person fantastik. Luaj me të prej 7 vjetësh, 5 tek Real e 2 tek Juventus. Sipas meje ai është një nga më të mirët e historisë, ka kapacitet, ambicje, kërkon të fitojë gjithnjë, edhe në stërvitje. Është gjithnjë një model për të gjithë personat e për të gjithë futbollistët. Është një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohëve, jam shumë i lumtur që mund të stërvitem me të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *