• |
ide | kryesore

Trafikuan tonelata me drogë nga Shqipëria, 9 në pranga në Leçe

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Operacioni i koduar ”San Silvestro 2018” u zhvillua nga Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit.

Sipas mediave italiane 9 persona janë vënë nën urdhër arresti, 5 në burg e 4 në arrest shtëpiak, ndërsa hetimet kanë nisur që prej vitit 2017. Ende nuk ka të dhëna sa shqiptarë janë të përfshirë në këtë organizatë kriminale.

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura. Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në koordinim edhe me autoritetet e policisë shqiptare.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *