• |
ide | kryesore

Ardian Çapja shpëton për të tretën herë, iu kërkon mjekëve: Dua të dal nga spitali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ardian Çapja i ka shpëtuar edhe kësaj here atentatit që kërkoi t’i merrte jetën tre ditë më parë.

55-vjeçari, i cili mori një plumb në shpatull që i kaloi shumë pranë zemrës duke i rrezikuar seriozisht jetën ka dalë nga reanimacioni dhe rreziku për jetën.

Ardian Çapja i ka bërë kërkesë bluzave të bardha për të dalë nga spitali. “Dua të shkoj në shtëpi dhe të ndiqem privatisht në shtëpi për gjendjen”, ka deklaruar Çapja.

Ky është atentati i tretë ndaj Çapjas, i cili ka mohuar se është qëlluar me armë por se është rrëzuar dhe i ka hyrë një hekur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:37 të 8 qershorit, kur Ardian Çapja u paraqit në urgjencën e spitalit Elbasan për ndihmë mjeksore shtetasi Ardian Çapja dhe më pas u zbulua se ishte qëlluar me armë. Pak minuta pas ngjarjes policia gjeti një automjet të djegur dhe brenda saj një snajper që dyshohet si arma e krimit. Sipas hetimeve, autorët, një që ishte pozicionuar rreth 600 metër përballë shtëpisë së Çapjas dhe tjetri që priste me makinë u larguan në drejtim të Peqinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *