• |
ide | kryesore

Me gjithë investimet e fundit, mjekësia shqiptare me infrastrukturën me të dobët në rajon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
qsut.jpg



Shqipëria rriti së fundmi me gati 20 për qind numrin e shtretërve për të përballuar pandeminë Covid-19, duke përshtatur një godinë në autostradë për spital Covid, por sërish vendi ynë mbetet me kapacitet me të ulta infrastrukturës spitalore në rajon, si në shtretër dhe në burime njerëzore thotë një raport i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Raporti i OECD që referon burime nga Banka Botërore raporton se Shqipëria ka vetëm 1,2 mjekë për 1000 banorë dhe 3,4 infermierë për 1 mijë banorë. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria ka më pak burime njerëzore në stafet mjekësore se Rajoni dhe me gjerë.

Shqipëria jo vetëm që ka numrin më të ulët të burimeve njerëzore, por ka një diferencë të thellë me vendet e Ballkanit dhe Europës Lindore, ku numërohen 2-4 mjekë për 1000 banorë. E njëjta situatë vlen edhe për infermierët dhe për numrin e shtretërve. Shqipëria ofron 2,5 shtretër për 1000 banorë, ndërsa mesatarja rajonale është 4 shtretër lër 1000 banorë.

Sipas OECD që i referohet të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria kishte 310 shtretër për shtrimin në spital të pacientëve me koronavirus para se të ndërtohej spitali Covid në autostradë.

Shqipëria ka kapacitet të ushtrojë 500 teste COVID-19 dhe ka 304 respiratorë gjithsej në të gjithë sistemin. Më 18 maj , për shkak të rënies së numrit të rasteve të reja spitalet u lejuan të fillojnë të kryejnë ndërhyrje të planifikuara dhe spitali “COVID 2”, aktualisht Sanotoriumi  u kthye në aktivitetet e tij të zakonshme. Në fillim të qershorit, një spital tjetër, me emrin “COVID 3”, është përshtatur për t’u përgatitur për një valë të re të mundshme të infeksioneve.

Me hapjen e ekonomisë një valë e re infektimi nga Virusi është shtrirë pothuajse në të gjithë vendin duke rritur edhe numrin e shtrimeve në spitale. Por mjekët pohojnë se virusi është bërë më pak agresiv dhe koha e qëndrimit në spital e pacientëve të rënduar po vjen në ulje, monitor.



5 Comments

    1. Nese vjedhjet hashiqare ne shendetesi, si kudo tjeter, i klasifikoni si investime te “rijashteqitjes se kombit shqiptar” atehere jam dakort sepse vjedhjet jane qindrafishuar si p.sh. 1 maske 1 perdorimshe blere nga hajduti rama = 8€ ( vlera 0.2 €)), dhuratat falas ne; maska, dorashka, kostume mbrojtese, detergjent, te dhuruara nga qeveria turke, hajduti rama ia faturon buxhetit ne 15 milion € dhe paret e vjedhura i fut ne xhep, nje aparature per frymemarrje artificiale kushton 17.500€, hajduti rama “e blen” per 50.000€, bleu 50 cope, thjesht beni diferencen sesa € ka vjedhur me vetem keto.

  1. investimi me i madh i bere nga qeveria eshte largimi i mjekve dhe infermierve , per kushtet skandaloze e rrogat qesharake , mjeket Shqiptare kane paga rreth 40% me te ulta se mjeket Kosovare .
    investimet jane qesharake , NE PRODHIMIN E MBRENDESHEM % qe ze buxheti per mjeksin eshte shume i ulte ne krahasim me vendet e rajonit , suksesi me i madh me kovid 19 ishte mos paisja e sistemit mjeksore me paisjet mbrojtese adekuate , kulmi ishte me paisjen me maska te SKADUARA qe ne 2009 , keto jane sukseste e qeverise se perversit.

  2. Nese vjedhjet hashiqare, ne shendetesi, si kudo tjeter, i klasifikoni si investime te “rijashteqitjes se kombit shqiptar” atehere jam dakort sepse vjedhjet jane qindrafishuar si p.sh. 1 maske 1 perdorimshe blere nga hajduti rama = 8€ ( vlera 0.2 €), dhuratat falas ne; maska, dorashka, kostume mbrojtese, detergjent, te dhuruara nga qeveria turke, hajduti rama ia faturon buxhetit ne 15 milion € dhe paret e vjedhura i fut ne xhep, nje aparature per frymemarrje artificiale kushton 17.500€, hajduti rama “e blen” per 50.000€, bleu 50 cope, thjesht beni diferencen sesa €, ka vjedhur, me vetem keto aparatura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *