• |
ide | kryesore

Sanchez në Milano e Smalling në Romë: Solskjaer “i qetëson” të gjithë

-Instant, Sport



Sanchez e Smalling mund të cojnë në fund sezonin (ky sezon për shkak të ngjarjeve të pandemisë do të vazhdojë deri në gusht) me fanellat e Inter e Romës. E kështu, të paktën sipas fjalëve të Ole Gunnar Solskjaer, tekniku i Manchester United zotërues i kartonëve të lojtarëve, të dy do të jenë në dispozicion të Conte e Fonseca edhe për Europa League, në kalendar në përfundim të kampionatit.

Duke përjashtuar ndonjë ndryshim mendje, për shkak të ndonjë situate të paparashikuar, që vetë tekniku i Red Devils nuk e sheh në horizont, Inter e Roma mund të jenë të qetë. Mbeten vetëm disa cështje burokratike për të sistemuar, por fjalët e Solskjaer në vigjilje të ndeshjes në Premier League kundër Sheffield hapin portën e optimizmit: “Të zgjasim huazimet e Sanchez e Smalling? Besoj që po. Është gjithcka një cështje administrative. Shpresoj që të sistemojnë gjithcka“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *