• |
ide | kryesore

Dënohet me 10 vite burg infermieri nga Vlora, pjesë e grupit të Habilajve

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjyakata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg Armand Koçerrin, pjesë e grupit të Habiljave. Ai akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminale, trafik narkotikësh dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit.

Prokuroria kërkoi 15 vite burg për Koçerrin, por dënimi u ul në 10 vite, si pasojë e gjykimit të shkurtuar. Dyshohet se Kocerri është pjesë e bandës pasi kishte komunikime telefonike me Moisi dhe Florjan Habilajn, dhe u arrestua në Shqipëri për katër tonë hashash që u kap në Babicë. Mendohet se ai kishte rol ndihmues në grup pasi kishte qënë me detyrë infermier në spitalin e Vlorës.


Koçerri ishte i vetmi nga grupi i Habilajve që u gjykua në Shqipëri. Ai u arrestua së bashku me Nazer Seitin, por ky i fundit u ekstradu disa muaj më parë drejt Italisë, ku po gjykohet.

Ndërkohë nga ana tjetër e Adriatiku, procesi është në vijim e sipër, ku pak javë më parë, Moisi Habilaj u vendos në arrest shtëpie.

Teksa procesi gjyqësor po zhvillohet në Itali, në Shqipëri janë marrë të pandehur gjithashtu ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe ish-zyrtarët e policisë, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Procesi ndaj Tahirit mori një kthesë të fortë të premten, teksa Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi të rrëzonte vendimin e ish-Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke e kthyer edhe njëherë në pikën 0.

2 Comments

  1. KETA JANE VETEM USHTARE TE EDI RAMES,psh GERONI XHAFAJ TRAFIKANT I KOKAINES E NUK PO E DI EDI RAMA DHE FATMIR XHAFAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu