• |
ide | kryesore

Alfred Trebicka dhe Gent Hazizi: Ermal Mamaqi nuk mund të quhet kineast (VIDEO)

-Instant, F1, Paparazzi

Gent Hazizi ka folur së fundi për kineastët shqiptare si dhe prodhimet e reja të kolegut të tij Ermal Mamaqi. Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” Gent Hazizi u shpreh për Mamaqin se nëse është i suksesshëm bravo i qoftë, por kjo nuk do të thotë që filmat e tjerë nuk janë të suksesshëm. Ai mori si shembull Gjergj Xhuvanin për të thënë se nuk mund të krahasosh Gjergjin me Ermalin, pasi ky i fundit nuk mund të quhet kineast.

“Të dëgjoj pse Gjergji nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vë dot në kandar këto gjëra. Unë ja them publikisht, mund t’ia them edhe personalisht. E mira është të mos fillojë të quhet kineast. Unë s’mund ta quaj kineast, unë quaj kineast Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Alimanin. Të thuash që jam kineast është njëçik shumë ose është guxim i madh të thuash kam bërë film. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film”, u shpreh Genti.


Tematika e filmave komercialë si ata të Ermal Mamaqit ka krijuar shpeshherë debat në kinematografinë shqiptare, dhe dyzime të aktorëve mes atyre që thonë se filma të tillë janë të nevojshëm në Shqipëri dhe ata që nuk i quajnë film! Edhe aktori i njohur Alfred Trebicka ka pasur rezervat e tij lidhur me filmin “I love Tropoja”, të cilat i ka shprehur në emisionin “Provokacija”.

Trebicka refuzoi ta quajë Mamaqin kineast, duke u shprehur se ai nuk njeh ligjet bazike të kinemasë.

“Është një proces i cili kërkon formimin profesional të këtij profili. Nuk është aq e thjeshtë të bëhet skenar. Është një virus për të cilën duhet të vaksinohemi shumë shpejt. Kam parë statuse nga njerëz që kanë qenë pjesë e produksioneve të cilët kanë trumbetuar se kjo është e ardhmja e kinematografisë shqiptare. Të gjitha këto publiku i merr si të mirëqena. Reagimi im ka ardhur si rrjedhojë e këtij terreni. Kujt po i vendosim tagrin e kineastit?”- u shpreh aktori. /iconstyle

1 Comment

  1. Te te etiketoje Hazizi, nje paljaço skenash, dhe te te etiketoje Fred Trebicka, aktor i mirefillte dhe me pervoje, jane 2 gjera te ndryshme.
    Eshte si te thuash se Merkel dhe Rama nuk ndajne te njejtin mendim me politikat e Trumpit ne Evrope….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu