• |
ide | kryesore

FOTO/ Gjesti i inkriminuar i Goxhajt dhe koeficientët që ‘fajësojnë’ trukimin e Bylis-Tirana

-Instant, F1, Sport

‘Adush Muça’ u bë skena e një teatri të shëmtuar, me dy akte ku dyshimet ishin në të gjithë elementët e saj, përfshirë aktorët në fushë e jashtë saj. Kështu, nëse ndeshja e vajtjes gjysëmfinale e Kupës së Shqipërisë është bërë objekt hetimi i FSHF, që kërcënon deri edhe përjashtimin e fajtorëve në rast provash, motivet ishin brenda saj: nga vendosja e lojtarëve në rastet e golave, ecja në fushë e lojtarëve të Tiranës kur pësuan golat e deri tek gjesti i lojtarit të Bylis kur humbi penalltinë e 3-1 të pritur nga Ilion Lika.


Ashtu si duket në foton e inkriminuar, mbrojtësi i ballshiotëve drejton dorën nga portieri i cuditur, si ta fajësonte Likën që i priti 11 metërshin.


Për më tepër, nga jashtë fushës ka ardhur një tjetër indicie, që dëshmon lëvizjet e çuditshme të koeficienteve të kompanive të basteve, pavarësisht se bastet sportive janë të ndaluara në Shqipëri. Me rezultatin 0-1 në favor të Tiranës në fund të pjesës së parë, Bylis kuotohej për fitore 1.56, edhe pse luante vetëm 45 minuta kundër kryesuesve të kampionatit. Shumë e cuditshme si lëvizje koeficienti…

Në fund janë edhe mënyra e pësimit të golave. Tirana shënoi e para me 5 lojtarë të pamarkuar në shtyllën e dytë, ndërsa gjithë ballshiotët ishin spostuar përpara. Bylis barazoi me Murataj me Sidibe që shihte nga pranë si do godiste kapiteni i mallakstriotëve, që përsëritet në golin e fitores, me të njëjtën sjellje “dashamirëse” të mbrojtjes kryeqytetase.

Pastaj janë edhe zëvendësimet: ato që u bënë para ndeshjes ku Ngo’o nuk udhëtoi fare për në Ballsh, ndërsa në fushë u futën Karabeci, Halili, Hasani, Dunga dhe Hoxhallari, duke i lënë pankinën Vangjelit, Torassa e Kale. E pastaj 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Egbo largoi nga fusha edhe 5 titullarë të tjerë, duke i zëvendësuar me lojtarë rezervë.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu