• |
ide | kryesore

FOTO/ Pilotët e F1 i thonë jo racizmit: por dy prej tyre nuk u gjunjëzuan

-Instant, Sport



Fanellë e zezë me shkrimin “end racism” për 20 pilotët para nisjes së Botërorit të ri 2020 të F1, por ka menjëherë një polemikë ndaj atyre që vendosën të mos gjunjëzoheshin. Ashtu si ka lajmëruar kampioni i botës Leëis Hamilton, gati të gjithë pilotët e Cirkusit vendosën të bëjnë gjestin simbolik për tu gjunjëzuar në start, në shenjë proteste kundër racizmit, por Leclerc e Verstappen vendosën të mos e bëjnë.

Ferraristi ka justifikuar veprimin e tij: “Besoj se ajo që ka rëndësi janë faktet e sjelljet në jetën tonë të përditshme më shumë se gjeste formale që mund të konsiderohen kontrverse në disa vende. Nuk do ulem në gjunjë, por kjo nuk do të thotë se jam më pak i impenjuar se të tjerët në luftën kundër racizmit”.

 

I njëjti vendim për Max Versappen: “Mendoj se të gjithë kanë të drejtën të shprehen kur duan e si duan – ka pranuar ai në Tëitter -. Nuk do gjunjëzohem, por respektoj e mbështes zgjedhjen e secilit pilot”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *