• |
ide | kryesore

Liverpool frikësohet, Klopp mendon tërheqjen: “Nuk kam plane përtej 2024”

-Instant, Sport



Jürgen Klopp do të largohet nga Anfield Road përpara se të mbesë pa energji. Kjo të paktën sipas asaj që ka pohuar vetë tekniku gjerman, i freskët nga triumfi në Premier League, ku u shpall kampion me Liverpool pas 30 vjetësh. Klubi anglez në fakt është në ankth për vendimet e ardhshme të Klopp. Liverpool kërkon ta bindë teknikun të firmosë një kontratë afat gjatë, por për momentin rruga duket në ngjitje. Klopp nuk e ka bën cështje parash: për të shëndeti vjen para së gjithash… edhe para një pagese faraonike!

Shqetësimi për shëndetin mund të bëjë që të largohet nga pankina në fund të kontratës së tij aktuale që përfundon në 2024, sipas asaj që shpjegon Mirror. “Nuk e shoh veten të stërvis deri në një farë moshe. Kur nisa këtë punë mendova, ‘ok, tani nisin 25 vjet impenjues’. Isha 7 vjet e gjysëm tek Mainz, shtatë tek Borussia Dortmund e kur në 2024 të përfundojë kontrata ime me Liverpool do të jenë 23 vjet e gjysëm pankinë. E nuk kam asnjë plan përtej asaj date”.

E cuditshme por e vërtetë, në momentin më fitues të karrierës s tij Klopp mendon… tërheqjen. Jo menjëherë, por gjermani e ka në plan, edhe pse është e komplikuar ta imagjinosh, duke parë pasionin që tekniku i Reds tregon për punën e tij. “Kur të jetë momenti, shpresoj që të jem ende në gjendje të them ‘shumë mirë, më pëlqeu të bëj trajnerin, por tani i takon të tjerëve’. E shpresoj të jem në gjendje ti them të gjithëve ‘ju përshëndes, ju dua, por mos më telefononi për gjëra që kanë lidhje me futbollin’. Plani im është ky”. Ai i Liverpool ndërkohë është që të ndodhë… sa më vonë të jetë e mundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *