• |
ide | kryesore

Kalon me të kuq, pozitiv për alkol: Brozovic kapet nga policia dhe humb patentën

-Instant, Sport



Një moment përfundimisht jo për Marcelo Brozovic, në fushë për shkak të dëmtimeve por edhe jashtë. Në mbrëmjen mes të premtes e të shtunës mesfushori kroat i Inter, në drejtim të makinës së tij Rolls Royce Cullinan (motor 600 kuaj fuqi e cmim mbi 350 mijë euro), është ndaluar nga një patrullë policie pasi kaloi me semafor të kuq në Piazza Cantore, jo larg nga zona Navigli, në Milano. Kroati i është nënshtruar testit të alkolit, duke rezultuar lehtë përtej limiteve të lejuara: patenta i është bllokuar.

Rezultati i alkoltestit: 0,54 gram alkol për litër gjak, shumë pak mbi limitin e lejuar nga ligji prej 0,50. Por kaq mjafton për dënimin. Brozovic është gjobitur edhe për targën gjermane të makinës, që ka rezultuar e lidhur me një shoqëri me seli në Mynih të Bavarisë, pavarësisht se lojtari është rezident në Itali prej më shumë se 60 ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *