• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u ekzekutua 39-vjeçari pasditen e së hënës në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Publikohet videon e ekzekutimit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani një ditë më parë në Elbasan. Në pamjet e filmike që pa publikuar ABC Neës duket autori me kapuç që del nga një makinë e parkuar dhe ndjek automjetin e viktimës.

Ai ecën drejt tij i armatosur, ndërkohë që makina e tij zhvendoset nga një tjetër person. Pasi kryen krim gjakftohtë autori rikthehet në automjet dhe largohet nga vendngjarja. E gjithë ngjarja ndodh për 30 sekonda.

Ramazani u ekzekutua poshtë pallatit të tij. 39-vjeçari u ndoq nga autorët nga palestra për në banesë, ndërsa u qëllua teksa ishte në automjetin e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë pasi është arrestuar disa herë për trafik narkotikësh.

Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.

Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale.

https://www.youtube.com/watch?v=hCrCZkzcJmc&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *