• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, Rama pritet të firmosë një marrëveshje edhe me Myslim Murrizin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Top Channel ka siguruar draft-marrëveshjen politike për ‘Reformën Zgjedhore’ mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare. Në këtë draft marrëveshje, shkruhet se palët janë dakordësuar në katër pika kyçe për Reformën Zgjedhore.

“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë e Shumicës Parlamentare në Kuvend, përfaqësuar nga kryetari i Grupit, Taulant Balla, duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishme për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ka vendosur:

1. Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira sipas standardeve, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik.
2. Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve të zgjedhjet.

3. Përmbushjen e kushtit të vendosur të takimin e Këshilli Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e Reformës Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të Integrimit të Shqipërisë me BE.

4. Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit ku reforma zgjedhore është prioritet.”

Kujtojmë se rreth orës 19:00 ka filluar mbledhja e kryeministrit, Edi Rama dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. Takimi po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.



8 Comments

  1. Qe Yuri Kim ia kishte bere rrup sup Rames, kjo u mor vesh qe kur doli e foli per listat e hapura, por qe do detyrohej qe te detyronte Murrizin te votonte 5 qershorin diten e enjte dhe qe detyrimi ishte per sonte, dukej pak me e veshtire. Kur thone qe Rama ka marre fund, e zvogelojne pak. Problemi eshte te behen zgjedhjet ne tetor qe te shpetohet ajo qe eshte e mundur te shpetohet nga keto grabites te nivelit maksimal

  2. Megjithese ne fillim ishte kunder listave te hapura ,levizha e fundit e Rames eshte shah -mat me opoziten ,e cila nuk e priste.Kjo levizje pro mendimit mbare popullor ka nje efekt shune pozitiv per PS

  3. leket e becetit do i japi murriz dallkauku nga leket e rames dhe po ben keto dallavere turp pet kete pisanjos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *