• |
ide | kryesore

“Na lini të shërbejmë”, protestë në Vlorë kundër mbylljes së lokaleve pas orës 20:00 (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Njësoj si në Tiranë edhe në Vlorë kanë protestuar mbrëmjen e sotme kundër vendimit të qeverisë që mbyll lokalet e natës pas orës 20:00 për shkak të pandemisë. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “na lini të shërbejmë”, “na lini të punojmë” etj. Vlora si një qytet bregdetar e që mbahet nga turizmi goditet rëndë prej këtij vendimi. Qeveria i justifikon masat shtrënguese me rritjen e rasteve të reja me Covid 19. Lapsi.al sjell pamje nga protesta.



2 Comments

  1. Përpjekja e tyre për të bërë zhurmë dhe për të krijuar idenë se po preket 5 qershori, është thjesht një aksion që tenton të maskojë hipokrizinë e Lulzim Bashës, që ka mbushur gjithë Ambasadat dhe gjithë aktorët e shoqërisë civile me gënjeshtra, se ai është dakord për listat e hapura, por nuk do Edi Rama.O berat karin pate fat nga salihu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *